Foto: Ilustrim

Shoqërohen në Polici të dyshuarit që i vunë flakën duarve të një të riu në Prishtinë

Personat të cilët dyshohet se i vunë flakën në duar një djali në një lokal në Prishtinë janë shoqëruar në stacion policor dhe janë duke u intervistuar.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Sa i përket ngjarjes në fjalë, policia është duke e trajtuar në koordinim të ngushtë me prokurorinë. Aktualisht personat e përfshirë më këtë ngjarje janë duke u intervistuar. Pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit, do të njoftoheni me detaje”, ka thënë  Borovci.

Gjatë ditës së sotme, aktivistja Fjolla Raci ka postuar një video, ku shihet një djalë të cilit i vihet flaka në duar në mes të një lokali.

“Ty ti kallen durt, e mu ma kallen zemren o Faton! Kush jeton n’Prishtine e njeh, e kemi pa cdo dite rrugeve.. Fatonin e kam pa cdo dite edhe n’kombin e shkolles Perparimi me gjithë nxansat e tjere me nevoja te veçanta, ata u kthenin n’shpi e  Fatoni pas shkolle shpi e kishte rrugen, dilte me shit’ e me fitu paren me mundin e vet.”, ka shkruar Raci.