Shoqëria civile kërkon drejtësi për 11 vjeçarin e përdhunuar dhe të vrarë në Fushë Kosovë

Disa pjesëtarë të shoqërisë civile sot kanë  mbajtur aksion simbolik në një vjetorin e vdekjes së 11 vjeçarit nga Fushë Kosova.

I mituri dyshohet se u dhunua seksualisht dhe pastaj u vra nga i akuzuar O.S.

Gjatë këtij aksioni është kërkuar nga Prokuroria dhe Policia e Kosovës që të kërkojnë falje publike për shkelje të së drejtës për jetë.

Gjithashtu kërkuan nga Qeveria e Kosovës kompensim për familjen e viktimës.

Këto kërkesa do të bëhen përmes peticionit i cili nga sot do të jetë i hapur edhe përmes nënshkrimeve por edhe online.

Peticioni do të jetë i hapur deri më 11 gusht 2020 dhe është bërë kërkesë nga qytetarët e Kosovës që të nënshkruajnë këtë peticion.