Shkon në 35 numri i të vdekurve nga tërmeti në Shqipëri

Vazhdojnë lajmet e këqija nga Thumana.

Para disa minutave ekipet e kërkim- shpëtimit kanë gjetur tre trupa të pajetë.

Janë trupat e një çifti dhe një fëmije të vogël, njofton “Top- Chanel”.

Numri i viktimave tani ka shkuar në 35.

KALLXO.com ka raportuar vazhdimisht për ngjarjet e fundit në Shqipëri.

Zona e Durrësit dhe të tjera janë përballur dje e sot me disa dridhje toke.

Nga tërmeti i djeshëm në Durrës e Thumanë janë shkatërruar tërësisht disa ndërtesa shumëkatëshe.

Si rezultat, së paku 35 persona kanë humbur jetën, dhjetëra të tjerë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e qindra kanë pësuar lëndime.