Ende nuk dihet numri i ndërtesave të pabanueshme në Shqipëri

Në Durrës, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit – IKMT është duke prishur ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Nuk ka ende një bilanc përfundimtar për ndërtesat e pabanueshme, por deri më tash, nga sa kanë raportuar mediat në Shqipëri janë identifikuar 27 ndërtesa.

Shqipëria në mëngjesin e 26 nëntorit u godit nga një tërmet vdekjeprurës me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta.

Numri i të vdekurve nga ky tërmet, sipas mediave shqiptare, ka arritur në 51.

Fotografi nga Reportel.al.