Vazhdojnë kërkimet në ndërtesën pesëkatëshe të rrënuar nga tërmeti (VIDEO)

Është dita e dytë që në Thumanë dhe Durrës po gërmohet në ndërtesat e shembura për të nxjerrë persona të cilat kanë mbetur nën rrënoja.

Një tërmet 6.4 ballësh ka goditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Në zonën në afër stadiumit “Niko Dovana”, në Durrës, po vazhdon operacioni i kërkimit në ndërtesën pesëkatëshe, e cila është shembur dje në mëngjes.

Nga aty deri më tani janë nxjerrë trupat e pajetë të 5 personave.

KALLXO.com sjell pamje nga operacioni i gërmimit në këtë zonë.