Nxënësit e gjimnazit ‘Frang Bardhi’ në Mitrovicë kontribuojnë për Shqipërinë

Në mesin e shumë ndihmave të cilat po mblidhen dhe dërgohen në Shqipëri, pas tërmetit, një kontribut të tillë kanë dhënë edhe nxënësit e gjimnazit “Frang Bardhi” të Mitrovicës.

Të organizuar përmes faqes së të rinjve të gjimnazit në rrjetet sociale, paraditen e sotme nxënësit ishin mbledhur në hapësirat e kësaj shkolle dhe kanë mbledhur të holla në vlerë prej 750 euro.

Më këto para ata kanë blerë artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe të njëjtat tashmë i kanë nisur për në Shqipëri.

Ashtu si edhe në qytetet tjera, iniciativa për ndihmë dhe lehtësimin sa do pak të gjendjes se krijuar në Shqipëri pas tërmetit ka pasur në Mitrovicë edhe nga qytetarë të tjerë dhe grupe tifozësh, siç ishin ata të “Torcidës”.