Takimi i liderëve të Ballkanit në Shqipëri.
Pas tërmetit, Vuçiq: Do të jemi ndër donatorët më të mëdhej në Shqipëri
Vuçiq thotë se qeveria ia serbe do të akordojë një fond domethënës parash për Shqipërinë.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se qeveria serbe do të akordojë një fond domethënës parash për të ardhur në ndihmë zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri, shkruan Oranews.
“Shpreh ngushëllime për familjet e personave që humbën jetën gjatë tërmetit. Ne bëmë sa mundëm duke sjellë ekipet e shpëtimit. Qeveria e Serbisë do të marrë një vendim për të ndihmuar me një vlerë domethënese parash. Do të jetë një nga dy tre katër donatorët e mëdhej për Durrësin e Thumanën”, ka deklaruar Vuçiq.
Deklarata u bë në konferencën e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama, Presidentit serb Aleksandër Vuçiq, kryeministrit te Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidentit të Malit të Zi Milo Djukanoviç.