Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shiu depërton në bodrumin e Klinikës së Pulmologjisë në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se reshjet e dendura të shiut në Prishtinë, kanë përfshirë edhe Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Si pasojë e intensitetit të lartë të këtyre të reshurave, ShSKUK ka thënë se rrjeti i përpunimit të kanalizimit nuk ka arritur të përballojë sasinë e ujit.

“Ekipet teknike të QKUK-së, janë në gjendje gatishmërie, deri më tani uji ka depërtuar në bodrumin e Klinikë së Pulmologjisë, ku fatmirësisht nuk ka pasur aparatura mjekësore” – tha Shërbimi Spitalor.

Tutje është thënë se ekipet e QKUK-së, bashkë me ato të klinikave tjera janë në vendngjarje dhe deri më tani nuk është konstatuar nëse ka pasur dëme.

Po ashtu u tha se ditëve në vijim do të ju mbajë publikun të informuar saktësisht, lidhur me pasojat eventuale të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut

KALLXO.com po raporton gjendjen nga vërshimet në Prishtinë: