Shifra alarmante të rasteve pozitive me Covid-19

Një person ka vdekur ndërsa 2 mijë e 708 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjithsej 10 mijë e 833 testime janë kryer gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërsa 9 mijë e 771 raste aktive janë aktualisht në vend.