Shenjat dhe simptomat e mungesës së vitaminës D

Vitamina D është një vitaminë shumë e rëndësishme që ka efekte të fuqishme në sistemet e trupit tuaj. Për dallim nga vitaminat tjera, vitamina D funksionon sikurse hormon dhe çdo qelizë e trupit tuaj ka një receptor për të.

Vitamina D merret nga kolesteroli, kur trupi juaj ekspozohet ndaj diellit. Po ashtu mund ta merrni edhe nga ushqimet si peshku apo produktet e qumështit, megjithëse është shumë e vështirë të marrësh sa duhet vetëm nga dieta.

Mungesa e vitaminës D është shumë e zakonshme. Thuhet se rreth 1 miliard njerëz në gjithë botën kanë nivele të ulëta të vitaminës në gjak.

Janë disa faktorë që ndikojnë në mungesën e vitaminës D:

Lëkura e errët, mosha, obeziteti apo mbipesha, mosngrënia e peshkut apo ushqimeve nga qumështi, qëndrimi në ambiente të mbyllura, etj.

Shumica e njerëzve nuk e vërejnë se kanë mungesë vitamine D.

Ndoshta nuk i dalloni menjëherë simptomat, edhe pse ndoshta mund të kenë efekt negativ në kualitetin e jetës suaj.

1.Sëmureni shpesh apo infektoheni

Një nga rolet më të rëndësishme të vitaminës D është ta mbajë sistemin tuaj imunitar të fuqishëm, saqë jeni në gjendje të luftoni viruset dhe bakteriet që e shkaktojnë sëmundjen.

Ndërvepron drejtpërdrejt me qelizat që janë përgjegjëse për luftimin e infeksionit.

Nëse sëmureni shpesh, ftoheni apo keni grip, niveli i ulët i vitaminës D mund të jetë faktori kryesor.

Disa studime të mëdha vëzhguese kanë treguar një lidhje midis mungesës së vitaminës dhe infeksioneve të traktit respirator si ftohja, bronkiti dhe pneumonia.

Një numër i madh studimesh dëshmuan se nëse merrni shtesa të vitaminës D në një dozë prej 4 mijë IU (njësi ndërkombëtare), mund ta reduktojnë rrezikun e infeksioneve të traktit respirator.

2.Ndiheni i lodhur

Lodhja mund të shkaktohet për shumë arsye dhe vitamina D mund të jetë një nga to. Fatkeqësisht, konsiderohet si një nga shkaktarët potencialë. Shumë studime kanë treguar se niveli i ulët i gjakut mund ta shkaktojë lodhjen dhe ka efekte shumë negative në kualitetin e jetës.

Në një rast, një grua që ankohej nga lodhja kronike dhe dhimbja e kokës, e kuptoi se kishte nivel të ulët të vitaminës D në gjak, vetëm 5.9 ml. Kjo është shumë e ulët, pasi çdo gjë nën 20 ml konsiderohet e mangët. Kur ajo mori shtesa, niveli i vitaminës D u rrit në 39 ml.

Një studim i madh vëzhgues shqyrtoi marrëdhëniet midis vitaminës D dhe lodhjes tek femrat e reja.  Studimi zbuloi se femrat me nivele të gjakut më të ulëta se 20 ml ose 21–29 ml kishin më shumë të ngjarë të ankoheshin për lodhje, sesa ato me nivele të gjakut mbi 30 ml.

3.Depresioni

Edhe depresioni mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminës D.

Përmes disa studimeve u zbulua lidhja mes mungesës së vitaminës D dhe depresionit, e sidomos te të moshuarit.

Në një analizë, 65% e studimeve vëzhguese gjetën një lidhje midis niveleve të ulëta të gjakut dhe depresionit./21Media