Shembja e urës në Baltimore, Screenshot

SHBA, shembet ura pasi u godit nga një anije me kontejnerë - VIDEO

Një urë në shtetin Maryland të SHBA-së është shembur në lumin ‘Patapsco’ pasi u godit nga një anije me kontejnerë.

Kevin Cartwright nga Departamenti i Zjarrfikësve të qytetit Baltimore, konfirmoi për BBC se ura ishte goditur nga “një anije e madhe” duke shkaktuar që ajo të rrëzohej në lumë.

Rreth 20 njerëz dhe disa makina kanë rënë në lum thuhet më tej nga Departamenti i Zjarrfikësve.

Aktualisht ka nisur operacion shpëtimi dhe nuk është e qartë nëse ka viktima.

Derisa, bëhet e ditur se temperatura e ujit në portin Balimore është 9 gradë Celsius.

BBC sjell pamjet: