Shembet dheu, bllokohet rruga Gjakovë - Klinë

Rruga Gjakovë – Klinë është bllokuar pas shembjes së dheut në afërsi të fshatit Volljakë pas mesnatës së datës 18.05.2025.

Në fotografinë që një Kallxues i ka dërguar në adresë të KALLXO.com shihet se dheu ka bllokuar rrugën dhe ka dëmtuar edhe trasenë e asfaltuar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka deklaruar për media se rruga është e bllokuar dhe bëri të ditur se nuk ka të lënduar.

“Sot rreth orës 01:20 pas mesnate jemi njoftuar se ku kanë qenë duke u zhvilluar punimet në rrugë Klinë – Gjakovë ka shembje dheu. Edhe në këto momente rruga është e bllokuar por kompania që ka kontratë për rrugën po punon për zhbllokim. Fatmirësisht nuk ka të lënduar”- ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.