Shefqet Lulaj flet rreth sulmeve ndaj personelit shëndetësor

Gjinekologia, Besa Kolloni, po pretendon se është sulmuar nga shefi i grupit të asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Dragash, Granit Rifaj si dhe është sharë e ofenduar nga ish- konsulli i ambasadës së Kosovës në Sofje të Bullgarisë, Lulzim Rifaj.

Në lidhje me këtë rast emisioni “Kallxo Përnime” ka intervistuar kryetarin e Odës së Gjinekologëve të Kosovës, Shefqet Lulaj.

Ai thotë se për këtë rast nuk ka arritur të flasë direkt me mjeken pasi që kjo e fundit është mjeke e re dhe ende nuk është regjistruar në Odën e Gjinekologëve të Kosovës.

“Ajo është një mjeke e specializuar e dërguar nga MSh për mbështetjen gjatë vaksinimit në qendrën e vaksinimit në Dragash. Me Besën nuk kemi kontaktuar se ajo është një gjinekologe e re dhe nuk është pjesë e gjinekologëve të Odës ende”, tha ai.

Kryetari tutje thotë se nuk është hera e parë që sulmohet personeli shëndetësor dhe se një gjë e tillë është mjaftë shqetësuese dhe sipas tij për  raste të tilla duhet të merren organet e gjyqësisë.

“Zgjidhja është se personeli mjekësor duhet me pasë sigurim në orarin e punës dhe sulmet ndaj tyre janë të papranueshme dhe të paakceptueshme”, thotë tutje.

www.kallxo.com