Shefi i Wagner shihet në Rusi për herë të parë që nga rebelimi

Yevgeny Prigozhin, themeluesi i kompanisë ushtarake private Wagner, është parë brenda Rusisë të enjten për herë të parë që kur udhëhoqi një rebelim të armatosur kundër ushtrisë ruse muajin e kaluar.

Prigozhin u pa në St. Petersburg, duke u takuar me një personalitet afrikane në margjinat e samitit të Rusisë Afrikë, sipas llogarive të lidhura me grupin mercenar.

Sipas raporteve, të mërkurën vonë, një aleat i ngushtë i Prigozhin postoi një foto që supozohet se e tregon udhëheqësin e grupit ëagner duke takuar zyrtarë afrikanë. Në fotografinë e paverifikuar, Prigozhin shihet duke qëndruar pranë një zyrtari të lartë nga Republika e Afrikës Qendrore (CAR), e cila ka mirëpritur mijëra mercenarë të ëagner gjatë viteve të fundit.

Ndërkohë, zhvillimet tjera në dhe rreth luftës në Ukrainë, janë si në vijim:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, e ka postuar një video ku shihen ushtarët ukrainas duke thënë se e kanë rimarrë fshatin Staromaiorske. Në video, luftëtarët ukrainas thonë se kanë “çliruar fshatin”, që ndodhet në lindje të qytetit të Zaporizhzhia.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se sulmet ukrainase janë intensifikuar ditët e fundit, kryesisht në vijën e frontit që kalon nëpër rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës. Duke folur për Televizionin Rus në margjinat e samitit Rusi-Afrikë në Shën Petersburg, Putin tha se Ukraina nuk ka pasur sukses në asnjë pjesë të frontit.

Putin e përdori samitin Rusi-Afrikë në Shën Petersburg për të njoftuar se Rusia mund ta zëvendësojë Ukrainën si furnizues i grurit për vendet afrikane. Pasi u tërhoq nga nisma e drithit të Detit të Zi dhe u akuzua nga Ukraina për bllokimin aktiv të anijeve që arrijnë në portet e Ukrainës, Putin deklaroi se Moska do të jetë gati ta fillojë furnizimin me grurë falas për gjashtë vende afrikane brenda tri deri në katër muajve dhe e i përmedni shtete si Burkina Faso, Zimbabve, Mali, Somalia, Republika e Afrikës Qendrore dhe Eritrea si si përfittues të grurit falas.

Rusia e ka sulmuar sërish qytetin port të Odesa gjatë natës, me forcat ajrore ukrainase që raportuan se tetë drone Shahed dhe dy raketa lundrimi Kalibr u qëlluan mbi Ukrainë. Forcat ajrore njoftuan se një roje sigurie ka humbur jetën kur një raketë goditi godinën e administratës së portit, si dhe u dëmtuan pajisjet e një prej terminaleve të mallrave.

Qeveria britanike i ka lejuar oligarkët rusë të sanksionuar të shpenzojnë qindra mijëra dollarë për përfitime të tilla si kuzhinierët privatë, shoferët dhe kujdestarët e shtëpisë, falë përjashtimeve të shumta nga sanksionet, sipas një raporti të Neë York Times.

Komisioni Evropian nuk ka para për ta ndihmuar Ukrainën me kosto shtesë të transportit pas rënies së marrëveshjes së Detit të Zi. Burimet brenda BE-së i thanë Reuters se Komisioni nuk ka para të menjëhershme në buxhet dhe asnjë mënyrë të qartë për të ndihmuar në financimin e kostove shtesë të transportit të grurit ukrainas.

Kina po e ndihmon Rusinë t’i shmangë sanksionet perëndimore dhe ka të ngjarë t’i sigurojë Moskës teknologji ushtarake për përdorim në Ukrainë, sipas një raporti të paklasifikuar të inteligjencës amerikane të publikuar të enjten. “Republika Popullore e Kinës po ofron disa teknologji me përdorim të dyfishtë që ushtria e Moskës e përdor për të vazhduar luftën në Ukrainë, pavarësisht nga një kordon ndërkombëtar sanksionesh dhe kontrollesh eksporti,” thuhet në raport./The Guardian