ShBA: Mbi 10 mijë persona të infektuar me COVID-19 për një ditë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbajnë vendin e parë në botë me persona të prekur me COVID-19.

Gjatë 24 orëve, Amerika ka regjistruar 10,259 raste të reja me coronavirus dhe 1,044 viktima.

Në total, numri i personave të infektuar me coronavirus në këtë shtet është 803,013, 43,55 viktima dhe 75,317 persona të shëruar.

Në nivel global, numri i personave të prekur me COVID-19 deri më sot është 2,529,094, 174,573 viktima dhe 667,609 të shëruar.