SHBA i dërgon pajisjet e para për furnizim me energji elektrike në Ukrainë

Ukraina ka bërë thirrje që perëndimi t’a furnizojë me bateritë e raketave Patriot dhe sisteme të tjera moderne të mbrojtjes ajrore. Kryeministri i vendit, Denys Shmyhal, u bëri thirrje aleatëve perëndimorë mes shqetësimeve në rritje se sulmet nga Rusia në rrjetin e saj elektrik mund të krijojnë një valë të re refugjatësh.

Udhëheqësi i këshillit të refugjatëve të Norvegjisë tha se ai pret që një valë tjetër e qindra mijëra refugjatëve nga Ukraina të shkojnë në Evropë gjatë dimrit për shkak të kushteve “të pajetueshme”. Miliona njerëz në Ukrainë kanë mbetur pa ngrohje, ujë të pastër apo energji elektrike mes temperaturave në rënie, pas sulmeve me raketa ruse në infrastrukturën energjetike të vendit.

Bashkimi Evropian arriti një marrëveshje në parim për ta dërguar një paketë ndihme financiare prej 18 miliardë eurosh në Ukrainë dhe miratimin e një takse minimale për korporatat e mëdha, në një vendim të madh që e ngushtoi një përçarje midis bllokut dhe anëtarit rebel, Hungarisë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u bëri thirrje udhëheqësve të Grupit të Shtatë vendeve të hënën që ta mbështesin idenë e tij për taë thirrur një samit të posaçëm global të paqes në dimër, kushtuar sjelljes së paqes në vendin e tij. Zelenskiy gjithashtu u bëri thirrje vendeve të G7 për 2 miliardë metra kub gaz natyror shtesë, si dhe armë me rreze të gjatë, tanke moderne, njësi artilerie dhe predha.

Tregtari rus i armëve Viktor Bout i është bashkuar Partisë ultranacionaliste Liberale Demokratike (LDPR) besnike ndaj Kremlinit, tha udhëheqësi i saj. Bout, dikur me nofkën “Tregtari i vdekjes”, u lirua javën e kaluar pas 14 vitesh në paraburgim në SHBA në një shkëmbim të profilit të lartë me yllin amerikan të basketbollit Brittney Griner. Ky veprim mund të bëjë që Bout ta kërkojë një ulëse në parlamentin rus.

Zëvendës shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Vadym Skibitsky, ka paralajmëruar se Rusia ka mjaft raketa për t’i nisur tri deri në pesë valë të tjera sulmesh në Ukrainë duke shtuar se Rusia po përdor raketa të vjetra ukrainase kundër Kievit dhe i përshkroi katër drejtimet e përgjithshme nga të cilat Rusia po lëshon raketa në Ukrainë.

Dy civilë janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur pas sulmeve me raketa ruse në qytetin Hirnyk në rajonin Donetsk në Ukrainën lindore. Forcat ruse goditën qendrën e qytetit “me municione thërrmuese dhe Uragan MLRS [sisteme raketash me shumë lëshime]”, tha zyra e prokurorit të përgjithshëm.

Sipas autoriteteve lokale, dy persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën pasi trupat ruse bombarduan rajonin jugor të Ukrainës, Kherson. 

Ukraina pretendon se ka goditur një seli të përdorur nga grupi paraushtarak ëagner në territoret e pushtuara të rajonit të Luhanskut.

Vladimir Putin nuk do ta mbajë konferencën e fundvitit për media për herë të parë në të paktën një dekadë, në atë që vëzhguesit e Kremlinit e shohin si thyerje të protokollit për shkak të luftës së tij në Ukrainë. Gjithashtu nuk do të ketë pritje të Vitit të Ri në Kremlin, thanë zyrtarët e atjeshëm, ndoshta një vendim i ndikuar nga hezitimi për të festuar sepse lufta e Rusisë në Ukrainë nuk ka shkuar sipas planit.

Sekretari i mbrojtjes i Britanisë, Ben Wallace, ka deklaruar se ai do të jetë “mendjehapur” për furnizimin e Ukrainës me armë me rreze më të gjatë veprimi nëse Rusia vazhdon t’i shënjestrojë zonat civile. ëallace tha se “vazhdimisht” i ka rishikuar sistemet e armëve që Mbretëria e Bashkuar i ka dërguar dhe i dërgon Ukrainës dhe se “do të jetë mendjehapur për të parë se çfarë do të bëjmë më pas” nëse Moska përpiqet t’i “shkelë konventat e Gjenevës”, duke iu referuar parimeve bazë humanitare të rëna dakord gjatë luftë.

BE ka siguruar mjaft gaz për këtë dimër, por mund të përballet me mungesë gazi vitin e ardhshëm nëse Rusia i redukton edhe më tej furnizimet, kanë paralajmëruar Komisioni Evropian dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

Një ekip ndërkombëtar i këshilltarëve ligjorë ka punuar me prokurorët vendas në qytetin e rimarrë të Kherson të Ukrainës për të mbledhur prova të krimeve të dyshuara seksuale nga forcat ruse. Një ekip nga Global Rights Compliance, me seli në Hagë, po kryen një hetim në shkallë të plotë si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë ndërkombëtare për t’i mbështetur autoritetet e mbingarkuar ukrainase./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala