Serbi, nesër ditë zie për të vrarët e grupit terrorist

Qeveria e Serbisë ka shpallur ditën e mërkurë, 27 shtator, ditë zie pas ngjarjeve në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku u vranë tre pjesëtarë të grupit terrorist.

Vendimi është marrë sot në një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë serbe, raporton rts.rs.

Së  paku tre pjesëtarë të grupit terrorist të cilët sulmuan Policinë e Kosovës kanë mbetur të vrarë.

Gjashtë të tjerë sipas autoriteteve kosovare janë duke u trajtuar në Novi Pazar.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kërkuar dje ka Serbia dorëzimin e terroristëve të cilët po marrin trajtim në Novi Pazar.

Afrim Bunjaku, rreshter i Policisë së Republikës së Kosovës u vra nga grupi terrorist në dielen në orët e para të mëngjesit.

Pamje nga momenti kur Njësia Speciale i solli në Gjykatë të arrestuarit për sulmin terrorist në Banjskë

Shënim: Lajmi është edituar në titull, në vend të tri ditë zie, është edituar në një ditë zie – Koha e editimit: 11;57 – 26.09.2023