Zzëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, Foto: KALLXO.com

Selmanaj: Situata me liberalizimin e vizave nuk është më në dorën tonë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj deklaroi se çështja e liberalizimit të vizave nuk është më në dorën e Kosovës.

Selmanaj shtoi se Kosova ka zbatuar detyrat që i janë listuar nga ana e Bashkimit Evropian.

“Dua të them shqetësimin e qeverisë së Kosovës për mungesën akoma të një vendimi shumë meritor për popullin e Kosovës që është liberalizimi i vizave. Kjo situatë nuk është më në dorën tonë. Kosova ka zbtuar detyrat e saj ose të them ato detyra që na janë listuar nga ana e BE-së. Tash kemi disa rekomandime ose vlerësime qoftë të Parlamentit Evropian, qoftë Komisionit që ky vendi të merret”, tha ai.

Selmanaj tha se si qeveri nuk po arrijmë që të kenë më mirëkuptim pse kjo nuk po ndodhë por mbeten më shpresë që do të ketë reflketim pozitiv nga shtetet që janë hezituese.

Këto deklarata ai i dha në panelin e diskutimit të organizuar na “Demokraci Plus” , me temën “Agjenda e Reformave Evropiane II: Një Perspektivë e re për Kosovën”?!.

Kosova është i vetmi vend në rajon që ende nuk gëzon liberliaizmin e vizave, ndonëse lëvizja e lirë e qytetarëve ishte premtuar në vazhdimësi nga udhëheqësit politik të vendit.