Selimi-LDK-së: Kur të shkojmë në zgjedhje siguroni votat nga Thaçi e Vuçiqi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se LDK-ja e të tjerët kanë bërë aleat me coronavirusin.

“Në vend që të kishim aletaë edhe oponentët politik këta kanë bërë aleat me virusin për ta luftuar qerverinë e Kosovës. LDK bashkë me aleatët e vjetër po kërkojnë mocion mosbesimi në kohën më të vështrirë për Kosovën deri më tani. Kërkojnë rrëzimin e qeverisë kur bota po vazhdon sërish të përbasllet me këtë pandemi globale”, tha ai.

 

Selimi partive politike u tha se do të shihen në zgjedhje.

“Sidomos ju thirrësit e kësaj seance, ju edhe mund ta braktisni intyeresin e qytetarëve në momentin më të vështirë për ta, ju edhe mund ta tradhtoni votuesin tuaj që tash jam i bindur që nuk është më ju, por kurrë ama kurrë nuk do të mund të na mposhtni as me këtë votë as neve dhe as qytetarët e Kosovës. Do të takohemi edhe në zgjedhjet që po i shkaktoni ju, e kur të takohemi atëherë thirrni Thaçin dhe Vuçiqin t’ua bëjë votat”, u shpreh ai.

Selimi i demantoi qëndrimet e grupit parlamentar të LDK-së.

“Është e pasaktë që ka sansione nga SHBA dhe kjo nuk qëndron. Nuk është aspakt e vërtetë që arsyeja kryesore është shkarkimi i njërit nga ministrat. Kjo seancë është thirur me sponsporisim për të shkuar drejt një marrëvesje të keqe që po e pret Kosovën pasi kjo nuk do të lejohej nga Vetëvendosje. Ne e kemi ndarë mendjen, më mirë të tradhtuar sesa të tradhtojmë. Shihemi në përballje tjera”, tha ai.

Në seancën e rrëzimit të Qeverisë Kurti të pranishëm janë 106 deputetë. Mocioni për votë mosbesimi u inicua nga partneri qeverisës, LDK.