Foto-ilustrim

Së paku 21 të vdekur në aksidentin e një autobusi në Itali

Të paktën 21 persona, duke përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur pasi një autobus ra nga një urë poshtë dhe mori flakë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur afër qytetit Venecia në Itali.

Siç raporton BBC, autobusi ishte marrë me qira dhe po transportonte turistët midis Venecias dhe një kampingu në rrethin e afërt Marghera.

Kryebashkiaku i Venecias, Luigi Brugnaro, tha se kishte ndodhur një “tragjedi e madhe”.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:45.

Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, paralajmëroi për mundësinë e rritjes së numrit të viktimave.