Jeta ne Komune - Asamblistet e komunes se Kacanikut - Foto: Fatrion Ibrahimi

Sallahu: Shkollat e Kaçanikut ende mësimet i zhvillojnë me shkumës e shpuza

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi në emisionin ‘Jeta në Komunë’ përballë Jeta Xharrës ka bërë të ditur se prioritet do ta këtë arsimin.

Aktivisti Kjani Sallahu ka kërkuar që procesi i mësimit të zhvillohet me metodat e reja.

“Procesi i mësimdhënies në komunën e Kaçanikut vazhdon ende të jetë me shkumësa, shpuza, duhet me investu që procesi mësimor të jetë më projektor dhe me metoda të reja”, ka thënë Sallahu.

Ndërsa, kryetari Ilazi ka bërë të ditur se të gjitha shkollat në Kaçanik janë të pajisura me kabinete të informatikës.

“Me kabinetin e informatikës janë të gjitha shkollat e pajisura, diku ma dobët diku më mirë janë të pajisura”, ka thënë Ilazi.

Tutje, ai ka treguar se gjatë këtij viti disa nga shkollat të cilat kanë hapësirë do të pajisen edhe me kabinete dhe laboratore të lëndëve të tjera.

“Këtë vit kemi parapa  katër  (kabinete) të Fizikës, katër të Biologjisë edhe tre të Kimisë. Me këtë i përmbyllim të gjitha ato shkolla që kanë hapësirë”, është shprehur Ilazi.