Komuna e Kaçanikut
Kryetari i Kaçanikut publikon emrat e drejtorëve
Komuna e Kaçanikut ka publikuar emrat e drejtorëve me të cilët do të udhëheqë në mandatin 4-vjeçar.
Nga nëntë drejtoritë e kësaj komune, tri prej tyre do të udhëhiqen nga gratë.
Dardana Tafili Dauti do të udhëheqë me Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme; Sali Malsiu do të jetë në krye të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale; Zahir Doda do të jetë drejtor i Arsimit; Bahri Selimi është emëruar drejtor për Buxhet dhe Financa; Qamil Stagova do të udhëheqë me Drejtorinë për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit; Ramadush Osmani do të jetë në krye të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjenca; Suad Dullovi do të jetë në krye të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; Hafize Sallahu do të jetë drejtoreshë për Kulturë, Rini e Sport ndërsa Pranvera Loku Zharku do të udhëheqë me Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik.
Kryetari Besim Ilazi nga Partia Demokratike në emisionin “DebatPërnime” kishte premtuar se do të emërojë tri gra në krye të drejtorive komunale.
“Nga nëntë drejtori që kemi ndër tri (drejtoresha gra) nuk do të jetë, ndoshta do të jenë katër apo pesë, nuk mund të garantojë, megjithatë tri janë të sigurta”, ka thënë Ilazi.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale, më 17 nëntor, Besim Ilazi nga PDK-ja kishte marrë 7 mijë e 373 ose 53,91% vota, duke lënë mbrapa kundër kandidatin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Jeton Raka me 6 mijë e 304 ose 46,09%.