FOTO ILUSTRIM

Rugovë, i vidhet arma në shtëpi

Policia e Kosovës njofton se një burrë ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në brendinë e vilës së tij duke vjedhur kështu një pistoletë për të cilën kishte leje , një DVR kamera, një TV dhe  një makinë rrobalarëse.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:25.

Tutje policia sqaron se rasti vazhdon të hetohet.