Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq - Foto: REL

RTS: Vuçiq tha se Serbia kërkon zbatimin e të gjitha marrëveshjeve

Televizioni publik i Serbisë, RTS, ka raportuar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dokumenti i 21 tetorit është bazë e mirë për vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe se shteti që ai drejton kërkon zbatimin e të gjitha marrëveshjeve. 

Në raportimin e RTS thuhet se Vuçiq ka deklaruar se janë të gatshëm ta përmbushim marrëveshjen dhe se në takimet e mbajtura sot në Bruksel kanë biseduar për të gjitha temat dhe marrëveshjet. 

“Kam thënë qartë se Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB apo pavarësinë e Kosovës, por ne jemi të gatshëm të përmbushim atë që është rënë dakord” – raportohet të ketë thënë presidenti serb Vuçiq para gazetarëve pas takimit në Bruksel.

Në anën tjetër Qeveria e Kosovës ka thënë se ishte Vuçiq ai që ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshjet që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. 

Qeveria pas takimeve të Kurtit në Bruksel: Kosova ka qenë e gatshme të nënshkruajë marrëveshjet, Serbia jo