Rritet numri i të shëruarve nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK), ka njoftuar se nga 211 mostra të marra sot nga Klinika Infektive, vetëm një ka dalë pozitiv me coronavirus.

Po ashtu në njoftimin e IKShPK-së thuhet se sot janë shëruar edhe 15 pacientë nga virusi COVID-19, duke e rritur në total numrin e të shëruarve në Kosovë në 769.

Ndërsa në total numri i të infektuarve nga COVID-19 në Kosovë është 989, kurse 29 kanë vdekur.

“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet në njoftim e IKShPK-së.

Dalin rezultatet e 211 testeve për COVID-19 në Kosovë