Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

IKShP për personin që u arrestua për ryshfet: Nuk është staf i yni, është personel mbështetës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka reaguar pas arrestimit të laborantit nga ana e Policisë.

I arrestuari dyshohet se ka marrë ryshfet nga qytetarët e Kosovës për t’i futur pa rend për t’u testuar për COVID-19.

“IKSHPK njofton se personi i arrestuar sot nga Policia e Kosovës në ambientet e punës të IKSHPK-ës në dyshimin për kryerje të veprës penale të korrupsionit, nuk është staf dhe aq me pak laborant i IKSHPK-së”, thuhet në reagimin e IKShPK-së.

“Personi i arrestuar ka qenë duke punuar si personel mbështetës në punë administrative me kontratë të përkohshme në tre muajt e fundit me afat të caktuar në IKSHPK i kontraktuar si pjesë e projektit të Bankës Botërore për të përkrahur shëndetësinë e Kosovës në përballje me pandeminë COVID 19”, thuhet tutje në reagim.

Sonte KALLXO.com transmeton pamje ekskluzive të arrestimit të një laboranti të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Një informacion i cili është trajtuar nga KALLXO.com që nga fillimi i kësaj jave, rezultoi me arrestimin e një laboranti i cili dyshohej se po kryente teste të COVID-19 në mënyrë të përshpejtuar e duke marrë rushfet.

Zyrtari i IKShPK-së filmohet duke i marrë paratë