Rritet numri i të prekurve me COVID-19 në administratën e Postës

Para dy ditësh u lajmërua se një punëtor i administratës së Postës ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Arsim Mehmeti nga Zyra për marrëdhënie me publikun e Postës tha për KALLXO.com se ka edhe të tjerë të prekur me COVID-19 nga zyrat e administratës.

“Posta e Kosovës kishte një punonjës të administratës qendrore të prekur me COVID-19. Menaxhmenti i ndërmarrjes përmes shtabit emergjent të postës ka ndërmarrë menjëherë masat, duke dërguar në testim të gjithë zyrtarët që kanë pasur kontakte me të infektuarin. Fatkeqësisht kanë rezultuar pozitiv edhe disa kolegë të zyrave të administarës qendrore,” tha Mehmeti.

Tutje Mehmeti tha sa punët po kryhen me staf esencial, duke iu përmbajtur rregullave distancuese të IKSHPK-së.

“Punët në administratën e postës po kryhen me satf esencial, me përkushtim të lartë dhe me kujdes maskimal sipas rregullave të IKSHPK-së, përdorimi i maskave, dorëzave dhe mbajtja e distancës prej 2 metra, si dhe dezinfektimi i hapësirave të bendshme të administratës qendrore,” u shpreh Mehmeti.

Rezultatet e 201 mostrave, rritet numri i rasteve me coronavirus në Kosovë