COVID-19 Ilustrimi- Naser Fejza

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 702 mostra të kryera, 68 prej tyre janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit. Dje ishin shënuar 49 raste pozitive.

Më këto rezultate, numri total i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 16,247 raste.

Sipas njoftimit të IKShPK-së, në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 1 vdekje të re, duke e rritur numrin e vdekjeve në Kosovë nga COVID-19 në 648.

Gjithashtu IKShPK-ja ka njoftuar se janë shëruar edhe 33 pacientë, duke e rritur numrin total të shëruarve në 14,368, ndërsa numri i rasteve aktive është 1,231.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 21 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Lipjan, Mitrovicë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri.