Rriqrat në komunën e Malishevës, Instituti i Shëndetit Publik del me rekomandime

Komuna e Malishevës do të kryejë dezinsektimin për asgjësimin e rriqrave.

Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

KALLXO.com ka raportuar se në Komunën e Malishevës përveç pandemisë COVID-19, e njëjta komunë po përballet edhe me pickimin nga rriqrat.

Dezinsektimi, Foto:IKSHPK

IKSHP me anë të një njoftimi ka publikuar edhe rekomandimet nëse qytetarët pickohen nga rriqrat:

Instituti Kombëtar po përcjell me vëmendje situatën epidemiologjike ne komunat endemike me ethe henorragjike Krime-Kongo.

Komuna e Malishevës këtë javë po bënë dezinsektim selektiv në asgjësimin e riqnave!

IKSHPK dhe komunat endemike apelojnë për kujdes dhe rekomandojmë qytetarët për sivjet:

1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë.

Ka më së shumti të prekur me coronavirus, Malisheva në hall edhe nga rriqrat