Burimi: www.pixabay.com

Burimi: www.pixabay.com

Rreth 2 mijë çifte i thanë 'Po' martesës në janar 2023

Vitin 2023, rreth 2 mijë çifte vendosën që ta fillojnë me status tjetër, pasi ata kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë.

“Në muajin janar 2023 janë regjistruar gjithsej 1,988 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës)” – thuhet në publikimin e ASK-së.

Sipas të dhënave, komuna ku më së shumti u martuan në këtë muaj është komuna e Prizrenit me gjithsej 197 kurorëzime, pas saj vije kryeqyteti Prishtina me 135 kurorëzime, duke u pasuar nga Komuna e Malishevës me 131 kurorëzime.

Me numër më të vogël martesa pati edhe në komunat tjera, në përjashtim të komunave Ranillug dhe Partesh ku duket se çiftet ende nuk kanë vendosur të bëjnë në hap të tillë, në këto komuna nuk ka asnjë kurorëzim të regjistruar.

Në anën tjetër, jashtë Kosovës, 62 çifte u kurorëzuan.

Në krahasim me të dhënat për muajin e njëjtë të vitit 2022, numri i martesave apo kurorëzimeve në brenda dhe jashtë vendit, është rritur për 161 kurorëzime më tepër. Numri i kurorëzimeve në muajin janar 2022 është 1,827.

Burimi i të dhënave të këtij publikimi ASK thotë se është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC), dhe rekomandohet, që këto të dhëna të merren si të dhëna preliminare dhe jo si të dhëna përfundimtare.

Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK] publikon të dhënat preliminare në baza mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin janar 2023.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.