Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rregullohet problemi me energji elektrike, QMF në Gjilan filloi të ofrojë shërbimet

Problemi me energji elektrike në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Dardania” në Gjilan është zgjidhur pak më parë.

Pas më tepër se 20 orë mungese të energjisë elektrike dhe pezullimit të të gjitha shërbimeve, me përjashtim të rasteve emergjente, stafi shëndetësor në këtë qendër  tashmë ka filluar punën.

Ofrimi i të gjitha shërbimeve për të gjithë pacientët e kësaj zone ka filluar nga ora 20:00.

Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e kësaj qendre, Arbenita Hajdari

“Është rregulluar trafo. Nga ora 20:00 vazhdojmë punën në QMF ‘Dardania’ me kujdestaritë”, tha ajo për KALLXO.com.

Mbrëmë rreth orës 22:30 është djeguar një trafo afër kësaj qendre dhe për pasojë është ndalur energjia elektrike.

Digjet trafoja elektrike në Gjilan, QMF në ‘Dardani’ mbetet pa rrymë