Rrëfe ngjarjen në shumë platforma, trajnim i avancuar online

E keni përfunduar kursin tonë online mbi gazetarinë në shumë platforma? Dëshironi të shkoni më tej dhe të mësoni më shumë truqet e tregut? Prodhoni përmbajtje të përshtatura për qasje edhe nëpërmjet celularit, apo përfshini audiencë më të madhe përmes historive dhe rrëfimeve të fuqishme në gazetari në shumë platforma?

Bashkohuni me Aleksandar Mansiev dhe Lorin Kadiu në seminarin falas dhe online të Thomson Media për Gazetarinë mbi platformat e avancuara të gazetarisë nga 17 – 20 qershor!

Ky trajnim praktik online do t’ju ofrojë aftësim mbi platformat e avancuara të gazetarisë multi-mediale dhe do t’ju mësojë sesi  t’i zbatoni në praktikë në grupe dhe individualisht, me mbështetjen e trajnerëve dhe mentorëve tanë.  Në fund të trajnimit, ju do të jeni në gjendje t’u jepni jetë të re rrëfimeve tuaja në platforma të ndryshme dhe të përfshini audiencën, nëpërmjet:

  • Përfitimit më të mirë të peizazhit medial në ndryshim të vazhdueshëm, me gjithë kompleksitetin e tij.
  • Të mësuarit të analizimit të zakoneve të ndryshme të audiencës së mediave dhe përdorimin e të dhënave për të bërë përzgjedhje të informuara editoriale.
  • Përshtatjes së rrëfimeve tuaja për platforma të ndryshme – online, celulare dhe të shtypura – për të arritur angazhim maksimal.
  • Zotërimit të teknikave speciale për të krijuar rrëfime të gazetarisë në shumë platforma.
  • Përshtatjes së formatit të shkrimeve për përmbajtjen specifike të platformës.
  • Aftësive në krijimin e rrëfimeve posaçërisht për lexim/shikim përmes celularit,
  • Përdorimin e aftësive editoriale për të krijuar përmbajtje të ekuilibruar.

Javë e zënë? Ne ju arsyetojmë!

Edhe pse seminari online mbahet gjatë 4 ditëve, është krijuar që t’ju mundësojë të merrni pjesë në grupe specifike dhe sesione individuale, që do të thotë se do të jeni në gjendje që ndërmjet këtyre ditëve, të vazhdoni me punën tuaj dhe jetën personale!

Enjte-shtunë 17 – 19 qershor: Çdo ditë pjesëmarrësit kanë deri në 4 orë trajnim online me pushime dhe detyra në fund të çdo dite (afërsisht 3 orë angazhim në ditë). Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të zgjedhin midis dy hapësirave kohore – sesionet e mëngjesit apo të pasdites.

E diel, 20 qershor: Dita e fundit u kushtohet sesioneve individuale të përqendruara në krijimin e rrëfimeve në gazetarinë multi-mediale. Secili pjesëmarrës do të punojë me një trajner për 30 – 45 minuta dhe pjesën tjetër të ditës e kalojnë në gjetjet në gazetari. Trajnerët tanë do të jenë në dispozicion për seancat individuale nga ora 10:00 deri në orën 18:00.

Pas punëtorisë online: Të gjithë pjesëmarrësit do të kenë një mundësi të konsultohen me ekspertët tanë, edhe pas seminarit, derisa prodhojnë përmbajtje me kualitet të lartë për multi-platformat dhe t’i finalizojnë ato për publikim.

Parakusht për t’u kualifikuar për trajnimin e avancuar online është ndjekja me sukses e kursit tonë hyrës fillestar prej katër orësh në gazetarinë për multi-platforma. Për t’u regjistruar në këtë kurs online vizitoni: https://bit.ly/3cO7fYJ

Për aplikim, ju lutemi plotësoni formën në https://bit.ly/3wH3NGj

Afati i fundit: E martë, 15 qershor deri në orën 6 pasdite.

Për më shumë informacione në lidhje me kursin online ju lutemi të kontaktoni:

Ky kurs organizohet në kuadër të projektit “Forcimi i Lajmeve Cilësore dhe Gazetarisë së Pavarur në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, implementuar nga “BIRN Hub” në partneritet me Thomson Media gGmbH, Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ), Unionin Europian të Transmetimit (EBU), Universitetin e Evropës Qendrore (Qendra për Median, të Dhënat dhe Shoqërinë në CEU), Shoqata e Mediave të Evropës Jug-Lindore (MASEE), Qendra për Gazetarinë Investigative e Malit të Zi (CIN CG), Sindikatën e Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias në Maqedoni (SSNM), BIRN Albania dhe BIRN Serbia.

Projekti financohet nga EuropeAid/ Komisioni Evropian përmes Programit Rajonal të Trajnimit dhe Mbështetjes për Përmirësimin e Cilësisë dhe Profesionalizmit në Gazetari.