Rrahje për shkak të borxhit

Një person ka raportuar se për shkak të një mosmarrëveshje rreth një borxhi është sulmuar fizikisht nga ana e dy personave të dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur në Lipjan gjatë mbas ditës së djeshme.

Prej dy personave të dyshuar, Policia e Kosovës ka arrestuar njërin prej tyre.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori dhe me vendim të tij pas intervistës i arrestuari është dërguar në mbajte.

Rasti ka vazhduar në procedurë hetimore.