Ilustrim

Rrahje për borxh në Gjakovë, arrestohen dy të dyshuar

 

 

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së djeshme dy persona në Gjakovë, pasi të njëjtit ishin rrahur mes vete.

Sipas njoftimit të policisë, deri tek rrahja ka ardhur pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi mes tyre.

Si pasojë e rrahjes, lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy të dyshuarit të cilëve u është ofruar tretman mjekësor.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.