Rrahje në Prishtinë, tre të arrestuar

Dy burra dhe një grua janë arrestuar dje në Prishtinë nën dyshimet se kanë sulmuar dy gra.

Sipas njoftimit të Policisë, viktimat kanë pësuar lëndime.

“Janë arrestuar tre të dyshuar dy meshkuj dhe një femër kosovare, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë tre të dyshuarit dhe dy viktima tjera femra kosovare kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e forcave të rendit.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit u dërguan në mbajtje.