Rrahje në Prishtinë e Drenas, viktimat përfunduan në QKUK

 

Dy burra janë arrestuar për dy raste të ndryshme në Drenas dhe Prishtinë pasi që dyshohen se janë përfshirë në rrahje ku pati edhe të lënduar të cilët përfunduan në QKUK.

Rasti në Drenas ka ndodhur më 16 dhjetor rreth orës 04:00 të mëngjesit ku dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje një burë ka sulmuar fizikisht një tjetër.

Sipas policisë viktimës i është dhënë ndihma mjekësore dhe më pas është dërguar në QKUK. Ndërsa, i dyshuari është intervistuar dhe dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë dje rreth orës 23:30 është arrestuar një burrë pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje është përfshirë në rrahje me viktimën.

Si pasojë ai i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik dhe është duke u trajtuar në QKUK. I dyshuari është dërguar në mbajtje.