Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Rrahje në Obiliq, lëndohet një i mitur

Një rrahje mes disa të rinjve është raportuar se ka ndodhur dje në Obiliq.

Si pasojë, një i mitur ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar të mitur.

Të njëjtit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.