Ilustrim

Rrahje në Obiliq, 4 të arrestuar

Katër vetë janë arrestuar në Obiliq, pasi që u rrahën dhe pësuan lëndime trupore, dje rreth orës 11:40.

“Si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike, dy maska dhe një thikë, që dyshohet të jenë përdorur në rast” – thuhet në raportin policor.

Të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor, më pas janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.