Ilustrim

Rrahje në Ferizaj, arrestohet një person

Është ndaluar një person në Ferizaj pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht dy të tjerë.

Siç thuhet në raportin 24 orësh të forcave të rendit, i njëjti ua kishte dëmtuar edhe veturën.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.