(Foto ilustrim)

Rrahje në Obiliq, arrestohen gjashtë persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar gjashtë persona, prej tyre tre janë të moshës së mitur.

Sipas raportit policor të 24-të orëve të fundit, të njëjtit kanë sulmuar fizikisht me mjete të prehtë (thikë) dy persona të tjerë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Pas sulmit viktimat janë dërguar në spital për tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur në Komunën e Obiliqit gjatë ditë së djeshme rreth orës 14:18 minuta.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore dhe janë gjetur dhe konfiskuar tre thikë, një shufër metali, dhe një boks hekuri.

Të dyshuarit, pas intervistës me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.