Policia e Kosovës

Rrahje mes të rinjve në Podujevë, njëri plagoset me thikë

Natën e së shtunës, në qendër të qytetit të Podujevës një i mitur nga ky qytet ka mbetur i lënduar si pasojë e therjes me thikë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në sheshin e qytetit ka ndodhur një konflikt mes dy të miturve, ku njëri nga ta është plagosur me thikë.

“Viktima mashkull kosovar i mitur ka kërkuar tretman mjekësor në emergjencë pasi që ka pësuar lëndime nga i dyshuari mashkull kosovar i mitur. Lëndimet dyshohet se janë shkaktuar me thikë” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.