ILUSTRIM Të burgosur në Burgun e Dubravës - Foto: KALLXO.com

Rrahje mes të burgosurve në burgun e Dubravës

Një rrahje është raportuar se ka ndodhur mes dy të burgosurve në burgun e Dubravës më 27 mars.

Sipas Policisë, një i burgosur ka sulmuar fizikisht një të burgosur tjetër në hapësirat e burgut.

Rasti dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshje verbale.

Policia ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.