Ilustrim

Rrahje mes familjarëve në Gjakovë

Policia e Kosovës raporton se ka arrestuar gjashtë të dyshuar, katër burra dhe dy gra pasi që janë rrahur mes vete si pasojë e një mosmarrëveshje.

Sipas raportit Policor, të 24-orëve të fundit të dyshuarit pas lëndimeve të pësuara janë dërguar në spital për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, dhe me vendim të prokurorit katër burrat janë dërguar në mbajte ndërsa dy gratë janë liruar në procedurë të rregullt.