Ilustrim

Rrahje mes dy personave të Fushë Kosovë

Dy persona janë arrestuar nga policia pasi  që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, të enjten rreth orës 18:55.

PK-ja bën të ditur se si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.