Rozeta Hajdari paditë Gazetën Nacionale, Berat Buzhalën dhe Enver Hajrullahun

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka njoftuar se ka dorëzuar padi për shpifje ndaj Gazetës Nacionale, gazetarit Berat Buzhala dhe zyrtarit të MINT, Enver Hajrullahu.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se raportimet e fundit nga ky medium janë bërë për ta cenuar integritetin e saj.

“Tentimet e dështuara për të cenuar integritetin dhe dinjitetin tim, përmes disa audio-incizimeve por edhe duke i dhënë vehtes të drejtën për të shpifur, duke shantazhuar dhe shpërndarë informacione të pavërteta, do të marrin epilog në organet e drejtësisë” – ka shkruar ajo në facebook.

Sipas saj sulmet, shpifjet, fyerjet dhe të pavërtetat, nuk duhet të lejojmë të kthehen në diçka të zakonshme, ‘sepse dëmi që i bëhet opinionit publik, shoqërisë tonë mund të jetë i jashtëzakonshëm’.

Për padinë e ministres Hajdari ka reaguar gazetari Buzhala i cili ka thënë se ministrja është dashur të jap dorëheqje.

“Pra, në vend që me dhënë dorëheqje për abuzimin me rezerva shtetërore, për humbjet e mëdha financiare, për terrorin në ministri, Rozeta osht çu me sabah me më padite”- ka shkruar ai në Facebook.

Javën e kaluar në gazetën online “Nacionale” janë publikuar audio-incizime në të cilën dëgjohen sipas publikimit dy zyrtarë të MINT-it të cilët pretendojnë se vaji i paguar nga Polonia, nuk iu bashkua rezervave shtetërore.

Raportimet në media për ‘keqpërdorime me rezerva shtetërore’, reagon MINT-i