Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Rozeta Hajdari: Nuk jemi të interesuar për projekte me tarifa nxitëse

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se nuk janë të interesuar që të shtyjnë projekte që kanë tarifa nxitëse në energjinë e ripërtërishme.

“Është barrë për popullatën tonë të kemi projekte me tarifa nxitëse në energjinë e ripërtërishme. Çka është barrë për popullatën tonë dhe nuk aplikohet në Evropë pse duhet të aplikohet në Kosovë? A nuk kanë fituar mjaft deri tash?”, tha Hajdari në emisionin “Kallxo Përnime”.

Sipas Hajdarit, në Ligjin për investime strategjike janë hequr disa kritere me arsyen se udhëzimi ka devijuar për shkak të disa justifikimeve se ka qenë e vështirë të sigurojnë investitorë strategjikë dhe në mundësi që t’i mundësojnë investitorët të vijnë në Kosovë.

“Është larguar kriteri për rolin e Ministrisë së Ambientit, ishte larguar garancioni bankar i cili nuk kërkohet para marrjes së statusit për investitor strategjik”, tha ministrja.

Sipas saj, kjo ka shkaktuar dëme për shkak se kanë ardhur investitorë pa interes kombëtar në Kosovë.