Ilustrim - Panele solare

Miliarderi indian do të investojë mbi 80 miliardë dollarë në energji të ripërtërishme

Miliarderi indian, Mukesh Ambani do të investojë 6 trilionë rupi (më shumë se 80 miliardë dollarë), në një projekt të energjisë së ripërtërishme në qytetin Gujarat që ndodhet në perëndim të Indisë.

Këtë e bëri të ditur korporata e tij, të cilët njoftuan këtë të enjte, duke shpresuar që ky projekt do të gjenerojë miliona vende të punës, raporton CNN.

Pjesa më e madhe e këtyre parave, rreth 67.7 miliardë dollarë do të shkojnë te një termocentral i ri dhe një sistemi i hidrogjenit, njofton kompania.

Planifikohet që ky investim masiv të bëhet gjatë një periudhe 10-15-vjeçare dhe tashmë ka filluar kërkimin e truallit në të cilën do të instalohet pajisje për energji të ripërtërishme me kapacitet 100 gigavat.

Kompania gjithashtu planifikon të krijojë një qendër të re prodhimi që do t’i kushtohet prodhimit të paneleve solare, teknologjisë së qelizave të karburantit dhe burimeve të tjera të ripërtërishme të energjisë.

Trendi i energjisë së ripërtërishme po fillon të rritet në Indi. Vitin e kaluar, instalimet e reja të projekteve të tilla u parashikuan të dyfishohen në të gjithë vendin, krahasuar me ato nga viti 2015 deri në vitin 2020.