Ilustrim - Arkiv - Tymtarët e TC Kosova A

BE-ja nuk do të përkrahë në asnjë mënyrë burime të reja të energjisë të bazuar në qymyr

BE-ja nuk do të përkrahë në asnjë mënyrë burime të reja të energjisë të bazuar në qymyr. Kjo është shumë e qartë.

Kështu ka thënë në një intervistë në “Kallxo Përnime” shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomas Szunyog.

Sipas tij, nuk ka asnjë të ardhme për qymyrin në aspekt afatgjatë duke marrë parasysh që asnjë bankë evropiane nuk ofron kredi për ndërtimin e projekteve me qymyr.

“Ne e kuptojmë po ashtu që ekziston një marrëveshje më e përgjithshme, që do të thotë se asnjë bankë evropiane nuk do të përkrahë projekte të reja. Një marrëveshje tjetër që besoj se është pjesë e Marrëveshjes së Parisit, ne jemi duke u përgatitur tani për takimin në Glasgoë që do të mbahet në vjeshtë dhe kjo do të jetë marrëveshja e përgjithshme e botës së zhvilluar”, theksoi ai.

Szunyog ka thënë që aktualisht me qeverinë e re janë në diskutim për një tranzicion nga qymyri në një burim tjetër.

“Ajo që ne po flasim tani me qeverinë është se si të bëhet transicioni nga një sistem i energjisë i bazuar në qymyr në një të ri. Ne e kuptojmë që për realitetin në Kosovë ku 97% e energjisë gjenerohet nga termocentralet e qymyrit kjo ka ndikime të konsiderueshme në ambient dhe në shëndetin e popullsisë dhe është e rëndësishme që kjo të theksohet”, tha ai.

“Ne nuk po themi që ndryshimi duhet të bëhet brenda natës, por ne duam të flasim me qeverinë në mënyrë që qeveria të krijojë sa më shpejt që jetë e mundur strategjinë e re të energjisë e cila do të bazohej në kërkesat për de-karbonizim të ekonomisë së Kosovës, kërkesat për neutralitet të karbonit brenda një kohe të arsyeshme”, shtoi ai.

Shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ka thënë  që është i rëndësishëm promovimi i burimeve alternative të energjisë, duke përfshirë liberalizimin e tregut të energjisë e po ashtu edhe një sistem të qartë të subvencionimit të burimeve alternative të energjisë.

“Po ashtu, mendoj që nuk duhet të shikojmë vetëm nivelin strategjik makro të vendim marrjes, por mendoj që duhet të ketë më shumë shtytje për efiçiencë dhe kursim të energjisë, që gjithashtu janë pika të rëndësishme”, tha ai.

Szunyog përballë Jeta Xharrës ka vlerësuar se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk ka politika të gjelbra.

“Jo, ende jo. Por, unë jam takuar me disa ministra, me kryeministrin dhe me të gjithë të tjerët, kështu që kemi parë një gatishmëri për angazhim, dhe siç po e ceki disa herë, këto nuk mund të bëhen brenda natës, duhet të ketë një strategji realiste”, ka theksuar.

Sipas tij, BE-ja është duke ofruar alternativa për Kosovën sa i përket ruajtjes së ambientit dhe mirëqenies së qytetarëve.

“Jemi duke zbatuar një projekt të madh për filtrat në termocentralin Kosova B, mirëpo si pjesë e Planit Investiv të BE-së, ne jemi të gatshëm të financojmë gazsjellësin që vjen nga jugu, nga Shkupi pra, drejt Prishtinës dhe që të përdoret gazi, jo si alternativë e përhershme por si një alternativë transicionale. Sipas asaj që kam kuptuar unë disa nga teknologjitë që përdoren në termocentrale mund të adaptohen apo transformohen për përdorim të gazit. Gazi po ashtu është karbon neutral, por është më i mirë se linjiti”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur edhe mundësinë e shfrytëzimit të hidrogjenit si karburant në të ardhmen.

“Jemi duke shikuar edhe mundësi të tjera për gjeneratën e ardhshme të karburanteve, si hidrogjenin. Si pjesë e Planit Investiv Evropian, ky është një nga projektet kyçe. Deri më tani nuk kemi pasur diskutime specifike se si të ecim tutje saktësisht, bile sot kemi një seminar me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik se si të brumoset strategjia e ardhshme e energjisë, mirëpo nuk jemi vetëm duke folur, por jemi duke ofruar asistencë konkrete e që është e konsiderueshme”, ka theksuar ai.

Shefi i Zyrës së BE-së ka thënë që Bashkimi Evropian nuk do ta kushtëzojë Kosovën, por që sipas tij BE-ja ka dhënë mesazh të qartë se ku duhet t’i shpenzoj Kosova paratë e marra hua.

“Nuk do të thoja që ta kushtëzojmë, por mesazhet tona janë mjaft të qarta. Ne duam që Kosova të jetë anëtare e BE-së në të ardhmen, prandaj duam që Kosova të jetë në përputhje me prioritetet e Bashkimit Evropian. Prioritetet e këtij Komisioni janë shumë të qarta, përkatësisht Marrëveshja e Gjelbër, digjitalizimi dhe teknologjia…”, theksoi ai.

Intervista e Plotë: 

Mirëserdhët, z. Szunyog. Dua të filloj me deklaratën e zotit Cameron rreth liberalizimit të vizave. A mund ta sqarojmë këtë çështje, a i ka plotësuar Kosova kushtet për liberalizimin të vizave, apo jo?

[00:02:26] Përshëndetje, gëzohem që jam këtu bashkë me ju. Sa i përket liberalizimit të vizave, dua të them që unë personalisht e kuptoj frustrimin e popullsosë së Kosovës. Është një situatë jo pozitive por që shpresoj se së shpejti do të zgjidhet.

Sa i përket kushteve, Komisioni Evropian e ka filluar procesin para disa kohe, Kosova u është nënshtruar vlerësimeve, ndryshimeve të legjislacionit, ndryshimit të rregulloreve e rregullave të ndryshme dhe në fund të këtij procesi që është udhëhequr nga Komisioni Evropian, ekspertët e Komisiont Evropian konkluduan që të gjitha kushtet janë përmbushur.

Mirëpo, ky është vetëm në propozim nga Komisioni Evropian e që duhet të miratohet zyrtarisht nga Këshilli i Bashkimit Evropian, e që realisht është takimi i 27 ministrave.

Secili nga këta ministra ka këshillën apo mendimin e vetë rreth kësaj çështjeje. Fatkeqësisht nuk ka ende ndonjë konsensus në mes të 27 vendeve anëtare prandaj kjo edhe është arsyeja.

Nëse do të duhej ta thjeshtësonit këtë çështje për audiencën e gjerë dhe qytetarët e rëndomtë të Kosovës, çka do t’u thonit atyre që po kërkojnë këta ministra, është ky një vendim politik i secilit vend anëtar dhe si ata e shohin Kosovën? A është çështje teknikalitetesh e meritokracie rreth Kosovës, përkatësisht nëse Kosova e meriton liberalizimin apo jo, çka po kërkojnë ata?

Po flasim për Këshillin e Bashkimit Evropian e që është një trup politik. Qartazi ky trup vendos në bazë të opinioneve të ekspertëve dhe secili nga këta 27 ministra e shohin qëndrimin e Komisionit Evropian por gjithashtu kërkojnë edhe qëndrimin apo mendimin e ekspertëve të tyre. Disa nga këta ekspertë nuk janë të bindur që vlerësimi i Komisionit Evropian është bërë siç duhet.

Çfarë do t’u thoshit cinikëve që thonë se liberalizimi i vizave po përdoret si karrotë për të shtyrë Kosovën që të nënshrkuajë një marrëveshje me Serbinë?

Nuk shoh ndonjë lidhje dhe mendoj që janë plotësisht të ndara. Kjo ka filluar para shumë vitesh dhe përsëri ky proces është i ndarë dhe realizohet në një format tjetër dhe nuk mendoj që ka ndonjë lidhje.

Megjithatë, siç thashë më parë, është një vendim i 27 ministrave, dhe Këshilli i Bashkimit Evropian udhëhiqet nga kryesi me rotacion, aktualisht Sllovenia ka udhëheqjen apo presidencën e Këshillit, e cila duhet të vendosë nëse do ta vendosë këtë çështje në agjendë të takimit apo jo. Natyrisht, atyre do t’u duhet të bëjnë konsulta bileterale me 26 ministrat e tjerë dhe të shohin nëse ata pajtohen ta vendosin në agjendë apo jo.

Gjithashtu dua të them që është shumë e rëndësishme që Kosova të ruajë fokusin rreth kritereve sepse ato nuk janë çështje që njëherë e vendos një ‘tick’ dhe përmbyllen.

Por ju sapo thatë që janë përmbushur kriteret?

Po, por disa nga çështjet kërkojnë vëmendje të vazhdueshme, sepse për shembull nëse kriteri është performanca në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, kjo nuk bëhet vetëm një herë dhe të thuhet që është përmbushur para pesë vitesh, por ka nevojë për vëmendje konstante.

Janë disa çështje të tjera që prapë lidhen me korrupsionin e krimin e organizuar por edhe me migrimin, e që duhet të ketë një performancë të dëshmuar të ruajtjes së fokusit në këto çështje për një kohë të caktuar.

Prandaj, Kosova duhet të fokusohet në detyrat e punët e veta por mendoj që gjithashtu është e rëndësishme të kihet parasysh që po flasim për 27 vende anëtare, dhe që ka një dialog të caktuar në mes të qeverisë së Kosovës dhe këtyre 27 vendeve anëtare.

Szunyog, keni parasysh që dy paraardhësit tuaj ishin ulur në po të njëjtën karrike dhe që të dy kishin thënë që do të ishte ëndrra dhe trashëgimia që do ta linin pas që kur të largohen Kosova të ketë marrë liberalizimin e vizave. Ju po dukeni shumë më i kujdesshëm nëse shohim këtë deklaratë fillestare që sapo bëtë. A do të thotë kjo që ju nuk parashihni që përgjatë viteve sa do të jeni në Kosovë nuk do të bëhet liberalizimi i vizave?

Më kanë mbetur edhe tri vite të mandatit tim, por jam i kujdesshëm vetëm për faktin që ky vendim nuk është në dorën time, por duhet të binden 27 vende anëtare për këtë vendim.

Nuk është në dorën tuaj, por më tregoni për parashikimin tuaj. A mendoni që Kosova do të marrë liberalizimin e vizave në këto tri vite?

Mendoj që nëse Kosova angazhohet me këto 27 shtete dhe i kryen detyrat e veta të shtëpisë, atëherë Kosova…

Por ju sapo thatë që Kosova ka përmbushë detyrat e veta. A mund të bëhemi të sinqertë këtu, sepse ne në BIRN kemi shikuar të gjitha rastet e shënjestruara për liberalizim të vizave dhe nga raportet e këtyre rasteve të shënjestruara për liberalizim, një pjesë e tyre nuk janë zgjidhur ende, pra nuk kanë përfunduar ende dhe nuk ka vendime përfundimtare, në fakt në shumicën nga to. Atëherë, pse po thoni që Kosova ka përmbushë të gjitha obligimet?

Në momentin që të kryhen të gjitha detyrat e shtëpisë apo obligimet dhe kur të ketë angazhim me vendet anëtare, atëherë mund të ketë një progres të caktuar dhe mund të shohim një vendim që mund të jetë pozitiv. Unë nuk do të jap asnjë parashikim se si mund të shkojë, por besoj që mund të bëhet nëse ka fokus të mjaftueshëm rreth kësaj.

Le të shkojmë tutje. Kosova ka zgjedhur një qeveri të re, ju jeni udhëheqës i ri i BE-së, tanimë që ju të dy palët jeni stabilizuar në pozitat tuaja, cilat janë prioritetet që prisni të ndodhin me këtë qeveri, duke qenë se tashmë u bënë

Sa na përket, baza kryesore e bashkëpunimit bilateral në mes të Kosovës dhe BE-së mbetet e njejëta, e që ka të bëjë me Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asocimit që është nënshkruar në vitin 2015 dhe ka hyrë në fuqi në muajin prill të vitit 2016.

Në fakt e kemi festuar vitin e kaluar pesë vjetorin e zbatimit të MSA-së.

T’ju them të drejtën, ne nuk jemi të kënaqur me nivelin e zbatimit.

A ka ndonjë që ia vlen të kujtohet e festohet pra?

Janë bërë pesë vite, dhe ne u kujtuam të gjithëve që…

A mund të na e rikujtoni se ku kemi ngecur prapa?

Ka disa çështje dhe nëse e shikoni Marrëveshjen, është e strukturuar ashtu që të përfshijë shumicën e çështjeve relevante. Prandaj, ne kemi një pjesë për sundimin e ligjit dhe drejtësinë, një tjetër për tregtinë dhe marrëdhëniet ekonomike, pastaj pjesë për arsimin, mbrojtjen e ambientit, bujqësinë, pra i përfshin të gjitha fushat.

Ajo që ne kemi parë, fatkeqësisht, ka qenë se Kosova ka realizuar disa obligime, mirëpo disa herë Kosova ka kryer vetëm detyrat e lehta, pra përgatitjen e ndonjë strategjie, përpilimin e legjislacionit, aprovimin e rregulloreve etj.

Ajo që nuk e kemi parë është zbatimi adekuat i disa prej strategjive dhe zbatimi adekuat i strategjive.

Në aspekt praktik, zbatimi është i dizajnuar për dhjetë vite, prandaj kemi festuar pesëvjetorin si gjysma e periudhës së paraparë, por natyrisht nuk është 50%.

A është 25%?

Ka mundësi.

Vetëm aq. Nëse do të fajësonit dikënd, ndoshta nuk është diplomatike që të fajësohet dikush, megjithatë ne si audiencë dhe qytetarë të Kosovës do të donim llogaridhënie rreth mospërmbushjes së Marrëveshjes. Kush mendoni që ka faj që marrëveshja nuk po zbatohet.

Nuk do të doja të fajësoj askënd specifikisht. Por çka dua të them është që nëse kthehemi mbrapa dhe shikojmë zvhillimin e kosovës që nga viti 2016, mendoj që problemi ka qenë mungesat e stabilitetit të përgjithshëm politik, shumë ndryshime të qeverisë, shumë zgjedhje të parakohshme, shumë probleme për sigurimin e shumicës e të tilla.

Prandaj, ajo që ka munguar ka qenë stabiliteti afatgjatë dhe së dyti fokusi në agjendën evropiane. Mendoj që ka pasur çështje të tjera që i kanë shpërqendruar politikanët e Kosovës të cilët nuk ishin mjaftueshëm të fokusuar në çështjet që lidhen me agjendën evropiane.

Do të thoja gjithashtu që është e kuptueshme në kuptimin që agjenda evropiane nuk është diçka që mund të arrihet lehtë dhe shpejt, ajo kërkon shumë vëmendje, shumë punë, shumë zbatim dhe përcjellje të zbatimit. Në disa raste mund të gjenerojë rezultate ndoshta në pesë apo dhjetë vite.

Në rregull. Le të vazhdojmë të diskutojmë rreth presionit në qeverinë që sapo u formua rreth dialogut, që nuk është agjendë evropiane por shtytje që të finalizojë marrëveshjen me Serbinë, kjo është tani në agjendë. Ju keni kërkuar një qeveri, jo vetëm ju, pra komuniteti ndërkombëtar ka dashur një partner stabil, të cilin tashmë e keni, por ju e keni një kryeministër që ka shkuar në Bruksel dhe ka kërkuar që katër çështje të reja të diskutohen në këtë dialog të ri. Më intereson të di nëse ka një diskutim brenda BE-së rreth katër propozimeve që ka dhënë Kurti në takimin e fundit Vuçiq – Kurti.

Së pari do të thoja që dialogu është i lidhur ngusht me agjendën evropiane ngase nëse dialogu do të ketë sukses dhe të arrijë pritjet tona e që ka të bëjë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative e që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura, kjo do të hapte rrugën për hapat e tjerë në rrugën e Kosovës drejt BE-së. Prandaj mendoj që është shumë e ndërlidhur me agjendën evropiane, dialogu është një parakusht për hapat e mëtutjeshëm, e jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë.

Është e qartë që pa dialog nuk do të ketë progres të mjaftueshëm nga asnjëra palë. Kjo është pika e parë. Së dyti, ne jemi shumë të kënaqur që po shohim një qeveri që sipas të gjitha gjasave do të qëndrojë për katër vite, kjo për herë të parë në historinë e Kosovës pas pavarësisë e që është edhe më e rëndësishme që ka një shumicë solide në Parlament.

Prandaj nuk ka arsyetim që diçka nuk mund të realizohet në mungesë të shumicës në Parlament.

Mirëpo, kjo është një qeveri që dëshiron të zbatojë agjendën e vet për BE dhe nuk dëshiron të zbatojë ato që të tjerët kanë nënshkruar, mendoj që kjo është bërë e qartë.

Mendoj që, përsëri po e theksoj, që unë jam i kënaqur që kemi një qeveri që është aktive në dialog dhe që po ngrit çështjet dhe agjendat e veta.

Edhe në rast që po konteston ato që janë nënshkruar më herët?

Kjo është një tjetër çështje. Unë do të insistoja në pikëvështrimin e veprimit të qeverisë dhe shtetit, nuk ka rëndësi se kush është individi që është kryeministër por ka disa marrëveshje që janë marrëveshje dhe janë ligjërisht obligative pa marrë parasysh qeverinë. Ekziston një shprehje latine në ligjin ndërkombëtar që thotë pacta sunt servanda, që do të thotë marrëveshjet duhet të zbatohen.

Pajtohem me ju. Le të rikujtojmë që marrëveshja e parë është nënshkruar në vitin 2011, z. Szunyog, janë bërë tashmë dhjetë vjet, qytetarët që po na shikojnë e dinë dhe kanë parë rreth 30 marrëveshje që janë nënshkruar që nga viti 2011, prandaj shumica e atyre që po na shikojnë sonte mund të mendojnë që është e pashpresë se si pas dhjetë vitesh vetëm katër marrëveshje janë zbatuar plotësisht. Njerëzit do të pyesnin se pse të vazhdohet me një proces që ka pasur kaq pak rezultate, ku në dhjetë vjet vetëm 25-30% e marrëveshjeve janë zbatuar.

Sa i përket kësaj çështjeje, kam dy gjëra për të thënë. Së pari, nga perspektiva ime, dialogu ka rezultuar në disa çështje, ndoshta po harroni se si ka qenë gjendja në vitin 2011, por për shembull policët serbë tashmë janë integruar plotësisht në Policinë e Kosovës, kur unë shkoj në Mitrovicë të Veriut, unë e shoh Policinë e Kosovës aty.

E vërtetë, por edhe e shihni krimin duke lulëzuar.

Nëse shkoj në pikën e përbashkët kufitare në Merdare unë shoh policinë e Kosovës aty, e shoh tregtinë, normalisht nuk po them që nuk ka probleme aty, por tregtia po ndodh, qytetarët e Kosovës kanë mundësi të komunikojnë, të përdorin telefonat me numra të Kosovës dhe ka hapa të tjerë praktikë që janë arritur, prandaj do të thoja që ka disa arritje në proces.

Natyrisht duhet të shohim se kush dhe si janë zbatuar këto marrëveshje dhe kjo është diçka që duhet shikuar. Mendoj që qeveria e Kosovës ka prodhuar disa analiza të dobishme rreth marrëveshjeve por dialogu ka pasur rezultate. Natyrisht ende nuk ka pasur rezultate rreth çështjeve të mëdha dhe ne shpresojmë që të dy palët do të pajtohen rreth marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

Shumë mirë që më kujtuat palën tjetër. Listës së gjërave që ju i përmendët do t’i shtoja edhe gjyqtarët serbë, që përpos policëve janë vendosur edhe gjyqtarët serbë, pa ndonjë proces të rregullt rekrutimi por thjesht sepse janë gjyqtarë serbë. Shumica e njerëzve do të thonin që janë zbatuar pjesët e marrëveshjeve për të cilat ka qenë Kosova përgjegjëse, mirëpo pjesët për të cilat ka qenë përgjegjëse si marrëveshja për energjinë, kadastrin, diplomat, personat e zhdukur, sepse një pjesë e madhe janë të zhdukur në Serbi e në Kosovë, e këto marrëveshje nuk janë zbatuar. Përshtypja e shumicës së kosovarëve është që ka pasur presion që Kosova të arrijë rezultate sepse ndërkombëtarët kanë më shumë autoritet në Kosovë, por që nuk ka presion të mjaftueshëm që Serbia të zbatojë pjesët e veta. Prandaj, pse duhet të vazhdojmë nëse nuk ka presion të mjaftueshëm në Serbinë që t’i zbatojë marrëveshjet. Pse duhet të vazhdojmë zbatimin e marrëveshjeve të reja?

Duhet të mos pajtohem me ju që nuk ka presion të mjaftueshëm për palën serbe, ka shumë presion, përsëri do të theksoj që për një pjesë të marrëveshjeve, vlerësimi ynë është që Kosova nuk ka bërë zbatimin. Po flasim për tabelat e regjistrimit të veturave, ku ka disa çështje, po flasim për energjinë ku ka disa probleme nga ana kosovare sikur edhe nga pala serbe.

A mund të më thoni se çfarë problemesh ka me tabelat e regjistrimit të veturave?

Marrëveshja rreth tabelave të regjistrimit të veturave ka qenë që Kosova do të përdorë tabelat e regjistrimit të Kosovës deri në muajin shtator të këtij viti. Ministri i kaluar i Punëve të Brendshme ka anuluar në mënyrë të njëanshme këtë obligim dhe ka vendosur që të gjithë kosovarët duhet të përdorin vetëm tabelat me RKS, e që ka qenë qartazi shkelje e marrëveshjes.

Tabelat e regjistrimit të Kosovës nuk janë lejuar të shkojnë në Serbi.

Veturat me regjistrim KS janë lejuar por ato me tabela RKS nuk janë lejuar.

Por ato me tabela regjistrimi me RKS jo, prandaj pse duhet të lejojë Kosova që veturat me tabela regjistrimi të Serbisë të hyjnë në Kosovë kur Serbia nuk i lejon ato me tabela regjistrimi të Republikës së Kosovës.

Ngase tabelat e regjistrimit me RKS nuk janë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe kjo është theksuar në disa letra që miku im i mirë Miroslav Lajcak ka dërguar te Kryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës prandaj problemet në zbatimin e marrëveshjes për tabelat e regjistrimit janë te pala kosovare.

Sipas analizave tuaja ka probleme, por le të hyjmë më në detaje për shkak që ne kemi qenë të përfshirë në dialog për dhjetë vjet. Sa për qind e marrëveshjeve për të cilat ka qenë përgjegjëse pala kosovare nuk janë realizuar e sa për qind të atyre në përgjegjësi të Serbisë nuk janë realizuar? Le të flasim në aspekt matematikor e të jemi të saktë.

Nuk kam shifra të sakta, por meqë bie fjala, me sa kam kuptuar, nesë zëvendës-kryeministri Bislimi do të takohet me z. Petkovic në Bruksel, bashkë me Miroslav Lajcak dhe kjo do të jetë pikërisht një nga pikat që do të diskutohet, pra niveli i zbatimit të marrëveshjeve të kaluara.

Prandaj dua të theksoj që sa i përket marrëveshjeve të kaluara, disa nga to janë ligjërisht obligative, disa janë ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës dhe shumica kushtetuese e tij prandaj ato janë aty dhe nuk mund të thuhet që çdo marrëveshje që është arritur më parë, thjesht është zhdukur sepse janë pjesë të kornizës ligjore të Kosovës.

Meqenëse ju ndoshta keni më shumë informacione, dua t’ju pyes se çfarë dini rreth marrëveshjeve për personat e zhdukur, sepse kjo çështje është politizuar shumë, por duam të dijmë në aspekt operativ, a janë duke punuar Kosova dhe Serbia për t’i dhënë informacione njëra-tjetrës rreth varreve të shumë njerëzve që ende janë të zhdukur?

Çështja e personave të zhdukur është shumë e rëndësishme dhe e kuptoj plotësisht rëndësinë e saj, e meqë ra fjala, unë kam shërbyer si ambasador në Sarajevë dhe e njëjta gjë edhe atje e ngarkon situatën, jo vetëm atje por në të gjithë regjionin.

Është prioritet i lartë në agjendën e dialogut dhe ka qenë e tillë, ka pasur një pajtim që të hapet ky diskutim në korrikun e vitit të kaluar në mes të Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Hoti, ka pasur disa raunde diskutimi rreth kësaj çështjeje dhe ata janë pajtuar rreth tekstit që do të duhej të bëhej pjesë e kësaj marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, pra, ka një marrëveshje paraprake, e që përfshin institucionet e Kosovës dhe Serbisë por edhe ICRC (Kryqin e Kuq Ndërkombëtar) si një organizatë e rëndësishme dhe e respektueshme që të merret me këto çështje. Kjo ka qenë një pikë në të cilën ka pasur pajtueshmëri paraprake. Tani jemi duke parë se si mund t’i angazhojmë të dy palët që të vazhdohet kjo marrëveshje.

Po flasim për tema të vështira si personat e zhdukur, por Kurti ka sugjeruar diçka themelore në Bruksel, që do të ishte nënshkrimi i një marrëveshjeje të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë që të dy palët nuk do të sulmojnë apo pushtojnë njëra-tjetrën. Kjo është dukur si shumë bazike ndërsa Vuçiq e ka refuzuar atë. Çfarë mendoni ju rreth këtij sugjerimi?

Unë jam i lumtur që Kryeministri është aktiv dhe po propozon tema të reja për diskutim ngase kjo është shumë e rëndësishme sepse ka dy palë që e kanë në pronësi këtë proces dhe të dy palët duhet të jenë aktive…

A nuk mendoni që nuk ka logjikë të vazhdohet të flitet me një shtet rreth energjisë, diplomave, veturave, nëse ai shtet nuk është i përkushtuar që të mos ju sulmojë?

Të dy palët duhet të ulen së bashku shpresoj, dhe ky është plani për nesër, si dhe duhet të pajtohen rreth agjendës. Nëse të dy palët pajtohen që kjo është një temë që duhet diskutuar…

Është interesante që ju po thoni nëse të dy palët pajtohen, pra nëse njëra palë dëshiron të sulmojë palën tjetër, ju jeni në rregull që thjesht të vazhdohet tutje?

Jo, po them që duhet të pajtohen rreth agjendës. Pra, nëse të dy palët pajtohen që ky propozim duhet të jetë temë e diskutimit të radhës në mes të Presidentit dhe Kryeministrit, ne do të ishim të lumtur nëse ndodh kjo.

Ju nuk mendoni që paqja është baza e çdo gjëje, nëse shikohet historia e BE-së, nëse Gjermania dhe Franca nuk do të kishin një pakt të paqes, a do të mund të konsideronin ato çfarë marrëveshjeje ekonomike apo që të themelonin BE-në? A mund ta imagjinoni një situatë të tillë para 60 vitesh pa pasur një marrëveshje të paqes fillimisht?

Mund ta imagjinoj, sepse vetëm t’i kujtojmë vetes që procesi i integrimit në Bashkimin Evropian ka filluar para Traktatit të Romës që ishte nënshkruar në vitin 1957, për shkak të mosmarrëveshjes së Francës dhe Gjermanisë për përdorimin e përbashkët të çelikut. Prandaj, ka qenë aranzhimi i parë praktik, apo hapi i parë drejt krijimit të Bashkimit Evropian ka qenë një marrëveshje e parë për përdorim të çelikut.

Por para kësaj, a kishin arritur paqen me njëra-tjetrën? Sa vite pasi që kishin bërë marrëveshje për paqe kishte ndodhur kjo?

Marrëveshja e Elisee ka ndodhur menjëherë pas marrëveshjes për çelik.

Pra, fillimisht kanë arritë një marrëveshje për paqe e pastaj një marrëveshje rreth çelikut.

Jo, jo, së pari ka qenë marrëveshja e çelikut e pastaj…

Për cilin vit po flasim për marrëveshjen e çelikut?

1953.

Lufta kishte përfunduar dhe fituesit e humbësit ishin të qartë qysh në vitin 1945. Apo jo?

Po.

Pra, deri në vitin 1953, tashmë kishte një paqe mes shteteve?

Po, por logjika e integrimit evropian kishte filluar me çështje shumë praktike të bashkëpunimit ekonomik, tregtia, përdorimi i përbashkët i resurseve natyrore si qymyri e çeliku e çështje të tjera. Kjo pastaj ka çuar në marrëveshjen për hapësirën ekonomike evropiane në vitin 1957, pra kishte filluar me hapa të vegjël e pastaj kishte shkuar në hapa të mëdhenj politikë.

Çfarë marrëveshje të mëdha politike ishin nënshkruar pas kësaj?

Marrëveshja e vitit 1957 për krijimin e Komunitetit Ekonomik Evropian, pastaj në vitet e 90-ta kjo ishte transferuar në Bashkimin Evropian dhe me disa marrëveshje të tjera të përfshira. Kjo quhet Metoda Monet dhe ka të bëjë me zgjidhjen e çështjeve që i shqetësojnë qytetarët e zakoshëm.

Në rregull.

Pra, janë katër liri kryesore që kanë të bëjnë me jetën e përgjithme të qytetarëve.

Edhe një diplomaci tjetër që ka pasur një perspektivë të ngjashme e që ka nënshkruar Marrëveshjen e Uashingtonit, e cila bazohet në marrëveshje ekonomike, por njerëzit sikur po e shohin një konkurrencë këtu. Marrëveshja e Shtatorit në Uashington, Marrëveshjet e Brukselit, por cila duhet të jetë prioritare për Kosovën dhe si qëndron hierarkia?

Mendoj që tani kemi një qëndrim shumë të qartë, gjë që është konfirmuar edhe nga Matt Palmer kur ishte në vizitë në Kosovë bashkë me EUSR Lajcak, e që ka vetëm një proces, pra dialogu i lehtësuar nga BE-ja e që ka mbështetjen e plotë të ShBA-ve.

Pjesë e kësaj përkrahjeje të ShBA-ve mund të jetë edhe fakti që administrata e presidentit aktual gjithashtu beson që marrëveshja e Uashingtonit duhet të zbatohet. Por, kjo nuk është diçka që bie në konflikt me bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm transatlantik dhe mbështetjen e plotë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

Dua të dëgjoj qëndrimin tuaj rreth asaj që konsiderohet si çështja më e ndjeshme në Kosovë, pra presioni që Kosova të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Si është e mundur që BE-ja insiston që një marrëveshje që ka shkelur Kushtetutën e Kosovës në 23 pika duhet të zbatohet?

Së pari, ky nuk është vetëm presion i jashtëm. Siç e përmenda më herët, marrëveshja e Asociacionit e vitit 2013 është diçka që është nënshkruar dhe ratifikuar nga shumica kushtetuese e Parlamentit, pra është një ligj i Kosovës.

Por Gjykata e saj Kushtetuese e ka kthyer si diçka jokushteutese.

Do të dal aty. Pra, ekziston një obligim i përgjithshëm për krijimin e këtij Asociacioni sipas Marrëveshjes së arritur në vitin 2013. Ka qenë një marrëveshje pasuese në vitin 2015 e që ka specifikuar disa nga parimet në bazë të të cilave duhet të themelohet ky Asociacion dhe pikërisht kjo është vlerësuar nga Gjykata Kushtetuese dhe ajo asnjëherë nuk ka thënë që Asociacioni nuk duhet bërë por ka thënë që disa nga parimet me gjasë nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Mirëpo ajo nuk e ka shfuqizuar Marrëveshjen e vitit 2013, e që është obligimi i përgjithshëm i Kosovës për të themeluar Asociacionin. Së fundmi e kam rilexuar këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, e që gjithashtu thotë se statuti i Asociacionit duhet të përpilohet dhe të dërgohet për rishikim në Gjykatën Kushteutese. Pra, Gjykata Kushtetuese po e pret statutin në mënyrë që ta rishikojë atë.

Prandaj, nëse lexohet ky informacion 34 faqësh që është dërguar nga qeveria në Parlamentin e Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara do të shihni që eksizon një grup punues që duhet të draftojë statutin.

Nga qeveritë e kaluara.

Po, nga shumë qeveri të kaluara por grupi punues është aty, pra ekziston.

A mund të testoj idenë me ju, meqenëse e keni lexuar këtë dokument, që në Kosovë tashmë ekziston një Asociacion i Komunave, jo atyre serbe por të gjitha komunave të Kosovës, a keni ju kundërshtime për regjistrimin e një asociacioni të ngjashëm me këtë që tashmë ekziston por që do të quhej Asociacioni i Komunave Serbe?

Nga pikëvështrimi im, ajo që është e rëndësishme është që qeveria e Kosovës të zbatojë ligjin e vet. Ligji është marrëveshja e vitit 2013.

Meqenëse ka shumë paqartësi, po ndalem shumë në detaje, por a po sugjeroni që Kosova nuk duhet të krijojë një nivel të ri administrativ, pra nivel regjional, të cilin aktualisht nuk e kemi sepse kemi vetëm nivelin lokal dhe atë qendror. A po sugjeroni që ne do të mund të themelonim asociacionin sipas këtyre sistemeve ekzistuese?

Nuk po sugjeroj asnjë formë specifike se si do të mund themelohej, por po them që do të ishte taktikë e mençur që të ecet përpara me këtë çështje, të propozohet diçka, përsëri po e them që është një dialog në të cilin të dy palët mund të arrijnë marrëveshje.

Nuk dua të jem avokat i tyre, por nëse Qeveria do të ishte këtu, do të thoshte që ne kemi lëvizur dhe kemi sugjeruar Këshillin Kombëtar për Komunitete, e që ka qenë një nga katër sugjerimet e propozuara nga Kurti, pra Këshillat Kombëtar të Komuniteteve, që janë të ngjashëm me modelet në Kroaci, që ka Këshillin Kombëtar Serb, Këshillin Kombëtar të Hungarezëve, të Shqiptarëve etj., e pse do të ishte BE-ja kundër një modeli ekzistues në BE të këshillave që kanë ekzistuar në ish-Jugosllavi por edhe në BE?

Nuk do të kundërshtonim a priori, por do të thoja që së pari duhet të shohim më shumë detaje rreth propozimit ngase është propozuar në një fjali të vetme dhe duhet të shohim më shumë detaje. Së dyti është që nëse kjo çështje është në kontekst të Marrëveshjes së vitit 2013, atëherë pse jo, por përfundimisht duhet ditur që Kosova ka ndoshta trajtim të ndryshëm të komuniteteve joshumicë krahasuar me shtetet e tjera në regjion që është reflektuar në Pakon e Ahtisaarit, dhe është e reflektuar edhe në Kushtetutën aktuale të Kosovës. Ka një rol special dhe trajtim special të komuniteteve, duke përfshirë edhe dhënien e ulëseve të rezervuara në Parlament, dhe çështje të tjera.

Pra, nëse është në përputhje me Kushtetutën dhe me Marrëveshjen e vitit 2013, pse jo, dhe…

Szunyog, pajtohem me ju, pse jo? Por, kosovarët po e shohin në aspekt të asaj se çka do të fitojmë ne nëse e themelojmë Asociacionin, sepse kemi bërë koncesione të vazhdueshme, përmes Pakos së Ahtisaarit, përmes dialogut, nëse Asociacioni formohet por ende nuk na njohje nga Serbia, pse duhet ta bëjmë nëse nuk marrim njohje nga Serbia?

Gjëja e rëndësishme që duhet theksuar është se ne jemi duke punuar aktualisht në një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative që do të zgjidhë të gjitha çështjet e tjera.

Por e cila nuk garanton njohjen.

Jo, ajo që po them është se së pari nuk do të ketë asnjë marrëveshje deri sa të ketë marrëveshje për të gjitha çështjet. Pra, Asociacioni është një pjesë e marrëveshjes, pra nëse teksti propozohet dhe arrihet pajtueshmëria nuk do të ishte funksional dhe nuk do të kërkohej të zbatohet deri në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

Ju po refuzoni të thoni deri në momentin që do të ndodh njohja e Kosovës? Të gjithë po e refuzojnë këtë sepse e dinë që kjo nuk do të ndodh ngase Serbia nuk do ta njohë Kosovën asnjëherë.

Më lejoni ta them kështu.

Jo në një të ardhme të afërt, është e qartë që nuk do ta njohë.

Ajo që unë po them se jemi duke punuar në një marrëveshje që do të zgjidh të gjitha çështjet e hapura. Do të ketë vetëm një marrëveshje dhe dy nënshkrime, pra nuk do të jetë e tipit formojeni ju asociacionin e pastaj nuk ka marrëveshje për asgjë tjetër. Por, zbatimi i marrëveshjes do të ndodhte vetëm…

Pas njohjes së Kosovës nga Serbia?

Vetëm pasi të zgjidhen të gjitha çështjet. Përsëri, Kryeministri juaj ka fuqinë të nënshkruaj ose jo, pa marrë parasysh nëse ka marrëveshje paraprake për pjesën e parë, të dytë apo të tretë. Prandaj, logjika është asisoji që nëse një palë nuk është e lumtur me të gjithë pakon, atëherë thjesht mund të mos e nënshkruajë dhe zbatojë atë.

Në rregull, por ajo që po thoni tani është pak më ndryshe, sepse ju sapo thatë më herët që Qeveria juaj ka nënshkruar Marrëveshjen për Asociacionin në vitin 2013 dhe ajo duhet zbatuar. Qytetarët nuk duan të zbatojnë një koncesion të radhës pa pasur një garancion për njohje. A po u thoni kosovarëve që është e drejtë të kushtëzohet themelimi i Asociacionit me njohjen e shtetësisë së Kosovës?

Asociacioni do të jetë pjesë e Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse e cila mund të ndodh vetëm nëse të dy palët e nënshkruajnë dhe ratifikojnë në parlamentet e veta. Përsëri, siç e thashë tashmë, do të jetë një marrëveshje që do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura.

Një nga çështjet që qytetarët i shohin ndërkombëtarët, jo vetëm juve, por në përgjithësi i shohin ndërkombëtarët duke komentuar rreth regjistrimit të tokës së Manastirit të Deçanit, por qytetarët thonë që nuk i dëgjojmë ndërkombëtarët duke folur për pronat e shqiptarëve që kanë jetuar në veri të Kosovës, në veri të Mitrovicës, pra ka një mungesë balanci për kujdesin që tregoni ndaj pronës së kishave dhe pronave të njerëzve të rëndomtë që kanë humbur pronat e tyre në veri të Kosovës.

Do të thoja tri gjëra rreth kësaj teme. Së pari, nuk ka të bëjë me përmbajtjen specifike të vendimit, por është thjesht një çështje e sundimit të ligjit dhe ka të bëjë me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Dje jam takuar me Presidenten e sapo-emëruar të Gjykatës  Kushtetuese, ka disa vendime të Gjykatës që nuk po zbatohen. Për mua, pika kyçe e çdo sistemi të sundimit të ligjit është se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen. Unë mund të kem mendime personale për disa çështje, për shembull si shtetas çek, unë mund të kem mendime personale rreth vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës Çeke, por unë e di që kontestimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk është i mirë për sundimin e ligjit. Pra, pika e parë ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës më të lartë të shtetit.

Pika e dytë ka të bëjë me atë se ne jemi goxha të përfshirë me çështjen e pronave në të gjithë Kosovën, jo vetëm në veri, por në të gjithë vendin. Ka një mori problemesh, por unë jam i përfshirë në Komisionin për Rikhtimin e Pronave në Kosovë dhe përfaqësuesi im merr pjesë si staf ndërkombëtar bashkë me përfaqësuesit e Greqisë dhe Suedisë në këtë Komision dhe jemi duke punuar shumë në këtë pikë. Është shumë sfidues sepse siç e përmendët edhe ju, çështja e kadastrit ende nuk është zgjidhur.

Mirëpo, ne jemi duke punuar në këtë çështje në të gjithë Kosovën dhe jo vetëm në veri, jug apo diku tjetër.

Ne jemi duke punuar bashkë me administratën e Kosovës dhe Agjencinë.

Pika e tretë është që kjo është qartazi është pjesë e diskutimit rreth dialogut, sepse diskutimet mbi pronat, pretendimet financiare e të tjera, janë pjesë të dialogut. Vitin e kaluar është arritur pajtueshmëria që të ketë një diskutim rreth kësaj. Vitin e kaluar, në nivel teknik, ka pasur disa raunde diskutimesh se si të trajtohen pretendimet pronësore dhe të tjera. Siç e kam kuptuar është se edhe pse ekspertët nuk kanë arritur në ndonjë përfundim, ata kanë arritur progres të konsiderueshëm, duke përfshirë kadastrin dhe çështje financiare.

Ajo që po bëni ju me kadastrin është e rëndësishme për shumicën e njerëzve, ngase ka pasur shumë skandale të korrupsionit dhe pastrim parash si rezultat i asaj që nuk kemi transparencë se kush ka në pronësi tokat, ndërtesat, si munden politikanët të kenë qenë shumë të varfër në vitin 1999 e tani kanë miliona siç shihet në deklarimet e pasurisë së tyre.

Prandaj, do të doja mendimin tuaj rreth propozimit të qeverisë për konfiskimin e pasurisë së personave që nuk mund ta arsyetojnë pasurinë e tyre. Sa e vështirë mendoni se do të jetë kjo, duke i ditur vështirësitë me kadastrin brenda Kosovës, lëre më nëse përfshihet këtu edhe Serbia.

Vetëm të them edhe diçka rreth kadastrit. Ne jemi duke punuar ngusht me Agjencinë Kadastrale, pra jemi duke financuar projekte që përfshijnë versionet elektronike të kadastrit në të cilat do të duhej të kishin qasje të gjithë.

Szunyog, e di që jeni duke punuar qe një kohë të gjatë, por ato ende nuk janë bërë transparente. Pse e toleroni këtë Agjenci që të jetë jotransparente edhe ju po ju ngritni kapacitetet?

Ne kemi diskutime intensive me Agjencinë për të parë se si mund ta bëjmë plotësisht transparente dhe të qasshme për të gjithë qytetarët.

A nuk po e shihni që po ju gënjejnë dhe që nuk duan ta bëjnë transparente, ngase kanë interes që të mos jetë transparente, ngase janë të përfshirë në fshehje të pronësisë. Kështu shihet nga jashtë, ndoshta unë mund të jem gabim, por kështu shihet nga jashtë.

Sa i përket konfiskimit të pasurisë, kjo është një çështje shumë e rëndësishme dhe me sa kam kuptuar është e rëndësishme edhe për qeverinë dhe për Ministrinë e Drejtësisë. Disa herë jam takuar me ministren, ekspertët tanë po flasin me ekspertët e tyre dhe dua të them dy gjëra:

së pari, Kosova ka një legjislacion shumë të mirë të vitit 2018, e që e lejon konfiskimin e pasurisë pas dënimit për vepër penale. Pra, që nga viti 2018 ekziston mundësia e konfiskimit të pronës si pjesë  e vendimit të gjykatës. Ne jemi të zhgënjyer që ky ligj shumë modern, shumë i mirë dhe në përputhje të plotë me legjislacionin e BE-së nuk po përdoret. Ai nuk është përdorur gati fare, por është përdorë vetëm në disa raste, dhe në këto raste konfiskimi i pronës është shumë i ulët. Argumenti im do të ishte që hapi i parë është të fillohet të përdoret dhe zbatohet legjislacioni ekzistues.

Vetëm të shtoj që ekzistojnë 19 institucione në Kosovë, duke përfshirë ato të taksave, inteligjencës financiare, dogana, prokuroria, pra 19 institucione në total që mund të konfiskojnë apo të tregojnë se kush është pronar. Nuk po ndodhin hetime financiare, kështu si mund ta arsyetoni këtë pasi që keni financuar disa nga këto?

Janë disa gjëra që jemi duke i vëzhguar. Në aspekt të ekspertëve, ne kemi këshilluar një trajnim të posaçëm për prokurorë dhe gjyqtarë dhe e shohim si shumë të rëndësishme që të ketë shkëmbim të informatave, sepse kemi vërejtur që nganjëherë databazat e informacioneve që kanë institucionet indvidiualisht nuk shkëmbehen me njëra-tjetrën.

Szunyog, vetëm të shtoj përsëri, gjatë monitorimit të gjykatave që ka mbështetur BE-ja më herët, ne kemi vërejtur që njerëzit e trajnuar për hetime financiare, pra prokurorët e trajnuar për hetime financiare dhe që kanë pasur ekspertizë janë transferuar për shembull në krime të luftës me qëllim që të mos hetojnë, pra janë ndaluar në gjysmë të rrugës. Pse po vazhdoni të mbështetni këtë sistem jofunksional? E di që kjo që po them nuk është në interesin e Kosovës, por si siguroheni që personat e trajnuar nga ju nuk do të lihen anash?

Ne jemi duke e shikuar këtë çëshjte në nivel të ekspertëve, kam diskutuar me ministrinë, dhe nga natyra unë jam optimist.

Jeni optimistë?

Pra, shpresoj që sistemi mund të përmirësohet. Mirëpo, është edhe një nivel tjetër që lidhet me këtë pyetje, sipas asaj që kam kuptuar është që qeveria është e vendosur të vendosë edhe konfiskimin jo sipas veprave penale por atë që quhen konfiskimi civil i pronave. Sa i përket kësaj, dua të them që ky është një sistem që nuk është i zakonshëm në shumicën e vendeve anëtare, ka disa vende që e përdorin, por jo të gjitha vendet anëtare përdorin këtë model të konfiskimit civil të pasurisë.

Pra, nuk ka ndonjë ligj të mirë të BE-së për këtë, siç ka për shembull konfiskimin e pasurisë pas veprës penale.

Problemi është që, siç duket, prokurorët tanë nuk kanë guxim që ta bëjnë këtë, pra, çka duhet bërë, nëse ju e vendosni veten në vend të qeverisë së re, do të doja të di mendimin tuaj rreth kësaj, sepse shumica e korrupsionit duhet të ndiqet nga institucionet e drejtësisë ndërsa qeveria dhe politika nuk duhet të ndërhyjnë, por gjykatësit e prokurorët thjesht nuk po kanë guxim të bëjnë këtë, ata kanë rezistuar të kryejnë punën e tyre siç duhet.

Më lejo së pari të përfundoj atë që isha duke thënë për konfiskimin e civil të pasurisë. Ne po flasim rreth kësaj çështjeje dhe i kemi parë disa koncepte të miratuara nga qeveria, ende po presim të shohim të shohim draft-legjislacionin që do të pasojë, pra do të shohim se si do të ecë tutje.

Për ne janë dy çështje të rëndësishme që duhet të përmenden, e para është se kjo duhet të bëhet nga sistemi i drejtësisë, pra nga prokurorët dhe gjykatësit. Së dyti, barra e dëshmisë duhet të jetë në sistemin e drejtësisë e jo në të akuzuarit sepse kjo do të ishte një praktikë e pazakontë. Nëse dikush vjen në shtëpinë time dhe e kërkon faturën për blerjen e veturës sime e unë nuk mund ta gjejë faturën, kjo nuk është e zakontë dhe nuk është mënyra evropiane se si bëhet kjo.

Ju e përmendët edhe një temë tjetër të rëndësishme e që ka të bëjë me integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Mendoj që ekziston një sistem i mirë përmes së cilit mund të kontrollohet integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve, performanca e tyre. Pra, ka mënyra se si mund të vlerësohet performance e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Pikërisht këtë doja të ju pyes. Ju e përmendët perfomancën, ndërsa në vitet e kaluara ka pasur vlerësim të performancës së gjyqtarëve e prokurorëve por asnjë nga ta nuk ka dalë keq nga vlerësimi. Ata nuk i çojnë kriminelët në burg, nuk konfiskojnë pasurinë, por vazhdojnë të punojnë, nuk ndëshkohen. Edhe ju në Raportin e progresit keni thënë që mekanizmat llogaridhënës e disiplinor për gjyqtarët dhe prokurorët janë jofunksionalë. Ky është një raport shumë realist. Për shkak të kësaj, qeveria ka sugjeruar procesin e vetingut. Cili është qëndrimi i BE-së për procesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve?

Siç e thash tashmë, ne besojmë që është e rëndësishme të funksionalizohet kontrollimi i integritetit dhe performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe besojmë gjithashtu që sistemi ekziston por nuk përdoret siç duhet dhe sa duhet. Ajo që ne do të sugjeronim është e ngjashme me rastin e konfiskimit të pasurisë, pra sugjerimi është që të përdoret mekanizmi. Ne nuk besojmë që një sistem i ri i vetingut, i ndryshëm nga ky që kemi do të mund të funkasionalizohet me lehtësi, dhe së dyti, ne nuk e shohim këtë si diçka që mund të bëhet lehtësisht dhe shpejt.

A po mendoni që nuk është e lehtë për shkak që do të duheshin së paku 2/3 e deputetëve, duke përfshirë votat e minoriteteve për ta zyrtarizuar vetingun?

Siç e kam kuptuar unë, ekziston një dokument me opsione që është prezantuar nga Ministria e Drejtësisë e që sugjeron që mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është përmes ndryshimit të Kushtetutës. Natyrisht, ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicën kushtetuese, ndërsa qeverisë i takon që t’i bind partitë politike që janë parlament, duke përfshirë edhe partitë opozitare që të pajtohen me këtë proces.

Kjo është një çështje politike, ka qenë pikë e rëndësishme e fushatës zgjedhore, Vetëvendosje e ka fituar besimin e qytetarëve për ta zbatuar këtë program, kështu që ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në zbatimin e disa pikave kyçe.

Ne gjithashtu duam të themi që kemi ekspertizë edhe në aspekt regjional dhe kemi kapacitete të fuqishme këshilldhënëse jo vetëm se si të bëhet procesi, por edhe mund të financojmë projekte, ofrojmë asistencë teknike e po ashtu edhe ekspertë përmes programeve të binjakëzimit. Prandaj, ne mund të ofrojmë këshilla dhe duam të vazhdojmë këtë dialog me qeverinë se si të përmirësohet performanca e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe e të gjithë sistemit në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ju përmendët ofrimin e asistencës dhe donacioneve, e të cilat janë dhënë në dy fusha që dua t’i diskutojmë tani, përkatësisht ambientin. Ju përgjatë viteve keni përkrahur projekte të mëdha në fushat e ambientit dhe shëndetësisë. Për fillim, le të flasim për ambientin, meqenëse kjo intervistë ka qëlluar të realizohet gjatë kampanjës për Ditët e Energjisë së Gjelbër që po zhvillohet aktualisht.

Fillimisht le të flasim për problemin më të madh, kjo qeveri nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndërtimit të kapaciteteve të reja të qymyrit në Kosovë. Cili është qëndrimi i BE-së për këtë çështje?

Qëndrimi i BE-së është shumë i qartë. BE-ja nuk do të përkrahë në asnjë mënyrë burime të reja të energjisë të bazuar në qymyr, kjo është shumë e qartë.

Ne e kuptojmë po ashtu që ekziston një marrëveshje më e përgjithshme, që do të thotë se asnjë bankë evropiane nuk do të përkrahë projekte të reja. Një marrëveshje tjetër që besoj se është pjesë e Marrëveshjes së Parisit, ne jemi duke u përgatitur tani për takimin në Glasgow që do të mbahet në vjeshtë dhe kjo do të jetë marrëveshja e përgjithshme e botës së zhvilluar.

Prandaj, nuk ka asnjë të ardhme për qymyrin në aspekt afatgjatë.

Ajo që ne po flasim tani me qeverinë është se si të bëhet transicioni nga një sistem i energjisë i bazuar në qymyr në një të ri. Ne e kuptojmë që për realitetin në Kosovë ku 97% e energjisë gjenerohet nga termocentralet e qymyrit kjo ka ndikime të konsiderueshme në ambient dhe në shëndetin e popullsisë dhe është e rëndësishme që kjo të theksohet.

Ne nuk po themi që ndryshimi duhet të bëhet brenda natës, por ne duam të flasim me qeverinë në mënyrë që qeveria të krijojë sa më shpejt që jetë e mundur strategjinë e re të energjisë e cila do të bazohej në kërkesat për de-karbonizim të ekonomisë së Kosovës, kërkesat për neutralitet të karbonit brenda një kohe të arsyeshme.

Gjithashtu sa i përket promovimit të burimeve alternative të energjisë, duke përfshirë liberalizimin e tregut të energjisë e po ashtu edhe një sistem të qartë të subvencionimit të burimeve alternative të energjisë. Po ashtu, mendoj që nuk duhet të shikojmë vetëm nivelin strategjik makro të vendim marrjes, por mendoj që duhet të ketë më shumë shtytje për efiçiencë dhe kursim të energjisë, që gjithashtu janë pika të rëndësishme.

Po ashtu, fushatat edukuese për individët janë të rëndësishme, sepse është përgjegjësi e individit se çka harxhon.

Çka po bëni ju që ta ndihmoni Kosovën që të bëhet më e gjelbër dhe të shtyni drejt këtij edukimi të popullsisë?

Po, mendoj që jemi duke bërë shumë, por mendojmë që ende mund të bëjmë më shumë, megjithatë ne presim lidership dhe pronësi edhe nga ana e kosovarëve.

A po shihni politika të gjelbra në Kosovë? A mendoni që kjo qeveri ka politika të gjelbra?

Jo, ende jo. Por, unë jam takuar me disa ministra, me kryeministrin dhe me të gjithë të tjerët, kështu që kemi parë një gatishmëri për angazhim, dhe siç po e ceki disa herë, këto nuk mund të bëhen brenda natës, duhet të ketë një strategji realiste.

Në aspekt personal, sa kohë u është dashur juve që të adaptoheni me ajrin në Kosovë, me bërllokun? A mund të më jepni një përgjigje direkte dhe jo politikisht korrekte?

Kam kaluar pesë vite në Sarajevë, kështu që kam përvojë.

Pra, jeni adaptuar tashmë?

Po, jemi adaptuar. Bile, e kemi një lloj gare me një mikun tim në Sarajevë, Johanin, gjatë kohës së dimrit, e shikojmë se ku janë më të larta nivelet e ndotjes së ajrit, në Sarajevë apo këtu.

E kuptoj dhe e shoh që kjo është diçka për të cilën duhet të vendosin qytetarët, sepse duhet gjetur mënyra të reja për qasjen e njerëzve ndaj bërllokut dhe natyrës. Meqë ra fjala, dua të them, që ne po ofrojmë alternativa për Kosovën. Ne jemi duke zbatuar një projekt të madh për filtrat në termocentralin Kosova B, mirëpo si pjesë e Planit Investiv të BE-së, ne jemi duke ofruar edhe alternativa, që do të thotë, ne jemi të gatshëm të financojmë gazsjellësin që vjen nga jugu, nga Shkupi pra, drejt Prishtinës dhe që të përdoret gazi, jo si alternativë e përhershme por si një alternativë transicionale. Sipas asaj që kam kuptuar unë disa nga teknologjitë që përdoren në termocentrale mund të adaptohen apo transformohen për përdorim të gazit. Gazi po ashtu është karbon neutral, por është më i mirë se linjiti.

Së dyti, ne jemi duke shikuar edhe mundësi të tjera për gjeneratën e ardhshme të karburanteve, si hidrogjenin. Si pjesë e Planit Investiv Evropian, ky është një nga projektet kyçe. Deri më tani nuk kemi pasur diskutime specifike se si të ecim tutje saktësisht, bile sot kemi një seminar me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik se si të brumoset strategjia e ardhshme e energjisë, mirëpo nuk jemi vetëm duke folur, por jemi duke ofruar asistencë konkrete e që është e konsiderueshme.

Unë jam mahnitur kur kam parë të dhënat se sa shumë fonde keni dhënë për çështje shëndetësore vitin e fundit, vetëm për rimëkëmbjen ndaj COVID ju keni dhënë mbi 165 milionë euro gjatë vitit të fundit. Ky është një numër impresiv, por qytetarët që po na shohin do të mahniten që kemi përfunduar duke pasur qendra mjekësore pa ujë e pa sapunë, toaletet e shkollave publike të Kosovës kanë qenë pa sapunë e pa ujë, shumica e buxhetit të Kosovës ka shkuar në asfalt, përderisa ju i keni dhënë qeverisë mbi 100 milionë euro që të dedikohen për rimëkëmbjen e shkaktuar nga COVID. Si do të mund ta justifikonit qoftë edhe moralisht, për taksapaguesit tuaj, dhënien e parave për një qeveri që shpenzon më shumë para në asfalt se në shëndetin e njerëzve?

Gjatë vitit të kaluar edhe kur nuk kam qenë unë këtu, ne jemi fokusuar që të gjejmë mënyrën se si të ndihmojmë regjionin dhe veçanërisht Kosovën, prandaj edhe kemi arritur të sigurojmë një shumë kaq substanciale të parave.

Natyrisht, një pjesë e kësaj është kanalizuar direkt në sektorin e shëndetësisë dhe mendoj që ka ndihmuar dukshëm e veçanërisht në fazat e parë të krizës së COVID-19. Duhet ta pranoj që shumica e fondeve nuk janë për sektorin e shëndetësisë por për rimëkëmbjen e përgjithshme gjatë periudhës së COVID-19 ose pas tij.

Edhe kjo është pjesë e diskutimit që e kemi pasur për Marrëveshjen e Gjelbër, ngase nuk duam që Kosova të kthehet në sistemin ekonomik të periudhës para COVID-it, por duam të shfrytëzojmë këtë mundësi që ta riformësojmë ekonominë e Kosovës ashtu që të jetë më e gjelbër, më digjitale dhe më e lidhur,

Por kjo nuk po ndodh. Investimet më të fundit të kësaj qeverie po bëhen në armë, jo në shëndetësi. Investimet në fusha si shëndetësia e arsimi nuk po rriten. Pse nuk po i kushtëzoni fondet tuaja ashtu që të kushtëzohen për fusha si ekonomia e gjelbër, arsimi e shëndetësia, nëse mund të ju pyes?

Nuk do të thoja që ta kushtëzojmë, por mesazhet tona janë mjaft të qarta. Ne duam që Kosova të jetë anëtare e BE-së në të ardhmen, prandaj duam që Kosova të jetë në përputhje me prioritetet e Bashkimit Evropian. Prioritetet e këtij Komisioni janë shumë të qarta, përkatësisht Marrëveshja e Gjelbër, digjitalizimi dhe teknologjia…

Por ju sapo e keni dhënë një hua 100 milionëshe pa asnjë kushtëzim, pse po ua leni vetëm mesazheve e vullnetit të mirë e nuk i kushtëzoni fondet tuaja?

Ky ka qenë një vendim i përgjithshëm për përkrahjen e stabilitetit makrofinanciar…

Ashtu që ata të mund të çojnë edhe më shumë para në asfalt, të ndërtojnë edhe një autostradë tjetër?

Që ndërlidhen me rimëkëmbjen ekonomike, dhe përsëri, ka pasur një shqetësim që depresioni ekonomik i shkaktuar nga COVID mund të shkaktojë probleme serioze sociale e financiare për qytetarët e Kosovës dhe kjo ka qenë edhe arsyeja e dhënies së asistencës makro financiare për të stabilizuar buxhetin e Kosovës.

Por dua të them një gjë sa i përket të ardhmes. Aktualisht jemi në një fazë të re, që nga janari i këtij viti kemi filluar IPA III e që është instrumenti ynë kryesor financiar që po e përdorim në të gjithë regjionin. IPA III është një sistem i ri sepse krahasuar me IPA I dhe IPA II që ishin fokusuar në ndihmesa financiare për vendet në regjion, IPA III është ndryshe sepse bazohet në prioritetet sektoriale dhe ka garë në mes të gjashtë shteteve. Aktualisht ne po punojmë me ekspertët dhe me nivelin politik për përgatitjen e IPA 2021 dhe më tutje, pra do të zgjasë 7 vjet duke filluar nga ky janar dhe do të varet nga qeveria e Kosovës. Nëse ata përgatisin projekte të mira në përputhje prioritetet tona, çoftë në agjendën e gjelbër, digjitalizimin apo konektivitetin, dhe nëse janë projekte të mira edhe në aspekt të përgatitjes teknike, atëherë ata do të mund të konkurrojnë edhe me vendet e tjera në regjion.

A mund të pyes për një standard të thjesht, e që mendoj që është standard i BE-së, sepse nuk mund të aspirojmë të hyjmë në BE kur toaletet e shkollave e qendrave të mjekësisë familjare janë në këtë gjendje, më vjen keq që po bëhem banale, a mund të ju kërkoj ta bëni kusht në IPA III që toaletet e shkollave e qendrave të mjekësisë mos të mbeten pa ujë e sapun. A është kjo kërkesë shumë banale?

Nuk është shumë banale, dhe pajtohem me ju që është e rëndësishme, por asistenca punon bazuar në kërkesat e qeverisë së Kosovës. Natyrisht ky proces është një dialog por neve na duhet lidershipi dhe pronësia e qeverisë së Kosovës. Kur neve na ofrohet qeveria e Kosovës dhe thotë që sektori më i rëndësishëm për ta është shëndetësia, atëherë ne do të jemi të lumtur që të ndihmojmë. Nëse qeveria e Kosovës thotë që sektori më i rëndësishëm është arsimi, atëherë do të pajtohemi 100% me ta, për shkak të popullsisë së re të Kosovës.

A ka ardhur qeveria e Kosovës t’ju propozojë këto prioritete?

Ende jo.

Ende jo?

Jo.

Pra, kjo qeveri nuk ka ardhur t’ju tregojë se në cilat prioritete dëshiron të fokusohet?

[01:03:41] Ende jo, por ne po presim që ata të jenë gati sa më shpejt që të jetë e mundshme sepse afati për fillim të punëve është fillimi i vitit të ardhshëm.

Të filloni të punoni në IPA III?

Po, neve na duhet ta kemi të qartë se çka po bëjmë dhe të kemi marrëveshje me qeverinë. Përsëri ne po besojmë që qeveria e Kosovës përsëri do ta shohë nivelin e zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim. Ne kemi edhe mjetet zbatuese për MSA-në, e që quhet Agjenda e Reformës Evropiane, tani po presim nga qeveria që të dorëzojë planin e përditësuar për zbatim më të mirë të MSA-së, Nëse shikohet Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim, dhe cilat janë prioritetet e BE-së, nuk është e vështirë që të përpilohen fushat prioritare e natyrisht që sundimi i ligjit është prioritet, marrëveshja e gjelbër, digjitalizimi, arsimi, shërbimet shëndetësore e sociale janë poashtu prioritet.

Në diskutimet që keni pasur për prioritetet e qeverisë dhe shëndetësisë, a keni arritur të kuptoni se pse ka mbetur Kosova vendi i fundit në regjion që ka marrë vaksinat, e kam fjalën për vaksinat kundër COVID?

Mendoj që ka qenë një kombinim i faktorëve të ndryshëm, një nga të cilat kishte të bëjë edhe me  arsyet politike. Kosova ka refuzuar të angazhohet për sigurimin e vaksinave që nuk ishin nga Evropa apo Amerika. Pjesë e problemit ka qenë edhe mungesa e kapaciteteve prodhuese për vaksinat, ka qenë problem edhe për Bashkimin Evropian por edhe për shtetet e tjera nëpër botë. Pra, mendoj që ka qenë kombinim i faktorëve të ndryshëm, nuk do të thoja që faji kryesor është i qeverisë, por dua të them që përpos lidershipit dhe pronësisë nga qasja e qeverisë së Kosovës, shpeshherë nuk shohim edhe koordinim të mjaftueshëm të aktiviteteve të donatorëve, në kuptimin që nëse dikush nga Ministria e Shëndetësisë vjen te ne…

A po thoni që aktualisht as Zyra e Kryeministrit nuk ka koordinator për donatorë?

Një nga rolet e shumta të zëvendëskryeministrit Bislimi është edhe koordinimi i donatorëve, ai ka bërë një punë të shkëlqyeshme veçanërisht për vaksinën por edhe për gjëra të tjera, por kjo është pozitë e re, me vetëm 100 ditë tani. Kjo pozitë nuk ka ekzistuar më herët, ka pasur një koordinator në nivel ekspertësh por jo në nivel politik, në kuptimin që ministri i Shëndetësisë do të na këshillonte neve, ShBA-në, Kombet e Bashkuara, Gjermaninë, e shtetet e tjera, dhe të thoshte ne kemi nevojë për këtë dhe këtë. Pra, kjo nuk ka funksionuar më herët, e jo vetëm në sektorin e shëndetësisë por edhe në sektorë të tjerë.

Në disa raste, ne kemi vërejtur që qeveria e Kosovës ka kërkuar financim nga disa donatorë për të njëjtin projekt.

Për të njëjtin projekt? A e keni vërejtur këtë edhe me këtë qeveri?

Ende jo. Por mentaliteti për të provuar dy apo tri opsione për të njëjtën gjë, mund të jetë ende aty.

Për pjesën e fundit të intervistës, dua të të pyes për një karakteristikë të klasës sonë politike, e që ka të bëjë me avansimin e militantëve të tyre në pozita të shërbimit civil. Javën e kaluar kemi raportuar për avansimin e një militanti të Vetëvendosjes në një pozitë në Postën e Kosovës. Dua t’ju pyes se sa e rëndësishme është meritokracia për BE-në dhe çka do të thoshit ju nëse kjo qeveri do të përkrah militantët e tyre në vend të personave që e meritojnë të vendosen në ato pozita?

Reforma e administratës publike është një nga pikat më të rëndësishme të asistencës sonë dhe bashkëpunimit me qeverinë e Kosovës. Gjithashtu duhet të them se unë kam qenë i frustruar si person por edhe ne si institucion me mënyrën se si nuk po zbatohet apo nuk është zbatuar kjo reformë

Është një histori tipike e Kosovës, ekziston legjislacioni që është pak a shumë i mirë, është në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, neve ende na mungojnë rregulloret përcjellëse dhe vendimet, por legjislacioni ekziston dhe është mjaft i mirë. Në të njëjtën kohë, ne e kuptojmë që reforma nuk mund të kompletohet sepse Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar ligjin për pagat e shërbyesve civilë, dhe kjo duhet të zgjidhet, në kuptim të propozimit të legjislacionit të ri dhe miratimin e një legjislacioni që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Në të njëjtën kohë, veçanërisht pas bashkimit të Ministrisë së Administratës Publike me atë të Punëve të Brendshme, që gjërat gjatë vitit të fundit nuk kanë funksionuar siç duhet. Për shkak të mungesës së fokusit dhe vëmendjes, Kosova ka humbur tashmë me miliona euro të asistencës evropiane, sepse Kosova nuk po arrin t’i përmbush synimet e vendosura.

Për çfarë qëllimi kanë qenë ato miliona?

Për reformën e administratës publike. Ne jemi zotuar që të japim rreth 20 milionë euro, një shumë e konsiderueshme…

Cila qeveri i ka humbur këto fonde? Qeveria Hoti apo Qeveria Kurti?

Kishte filluar në qeverinë e kaluar, vitin e kaluar pra.

] Ne kemi pasur dy qeveri vitin e kaluar, Qeverinë Hoti dhe Qeverinë Kurti I?

Kjo ka qenë gjatë të gjithë vitit, pra që nuk është zbatuar.

Deri në dhjetor ne kemi synime të reja, kështu që nëse synimet nuk arrihen..

Ne rrezikojmë të humbasim përsëri 20 milionë euro?

Jo 20 milionë, është pjesë, pjesë, mund të kenë qenë, 10, 5 apo 8 afërsisht, por përsëri ka rrezik që të ndodh kjo nëse synimet nuk arrihen.

Pra, cilat janë çështjet të cilat duhet t’i bëjë Kosova në aspekt të administratës publike?

Legjislacioni i ri për pagat e shërbyesve civilë, rregulloret e reja dhe vendimet që e bëjnë zbatimin e legjislacionit, ekziston tani një departament i ri në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme që ka detyrë specifike rekrutimin e shërbyesve civilë. Fatkeqësisht ky departament nuk ka funksionuar shumë mirë, prandaj edhe nuk kemi parë rekrutim të duhur të shërbyesve të rinj civilë gjatë muajve të fundit por ka edhe një numër çështjesh të tjera, një listë targetesh që nëse nuk plotësohen deri në muajin dhjetor, atëherë ne duhet të kthejmë ato para në Bruksel.

Ne jemi të inkurajuar, unë e kam takuar ministrin e Punëve të Brendshme i cili më ka folur specifikisht për pjesën e punës së tij që lidhet me administratën publike dhe jam i inkurajuar që është caktuar një zëvendës ministër, që është mandatuar specifikisht vetëm për reformën e administratës publike, i cili siç duket ka ekspertizë në administratë publike, prandaj po shpresojmë që gjërat do të ndryshojnë.

Përsëri, sa më përket mua, unë i kuptoj edhe disa nga ato gjërat që ndoshta janë rrënjosur shumë thellë në shoqërinë kosovare, por kjo ka qenë një nga fushat goxha frustruese për të gjithë ata që punojnë në zyrën e BE-së.

Falemnderit që e sollët këtë çështje në vëmendjen tonë. Ne do ta monitorojmë reformën. Për fund, zgjedhjet lokale po afrohen, do të mbahen në muajin tetor. Kryesuesja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është shkarkuar. BE-ja nuk ka dhënë ndonjë koment për këtë çështje, por dua të di nëse ju prisni militantizëm apo parregullsi gjatë zgjedhjeve të ardhshme dhe si do të angazhohet BE-ja në monitorimin e zgjedhjeve?

Unë kam dhënë një koment për këtë çështje.

Më vjen keq, nuk e kam parë. Cili ka qenë komenti juaj?

Kam thënë që ndryshimet duhet të bëhen vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Opozita e Kosovës e ka dërguar rastin në Gjykatën Kushtetuese, do ta shohim pastaj vendimin.

Nuk jam i sigurt nëse kanë pasur sukses në dërgimin e rastit, por do të shohim, ngase nuk jam i sigurt nëse kanë numër të mjaftueshëm votash.

Ajo që është e rëndësishme për ne si BE, e që kemi vëzhguar zgjedhjet që nga fillimi, ne kemi dërguar rekomandime të ndryshme me sugjerimin që korniza aktuale që rregullon zgjedhjet nuk është mjaft e mirë.

Fatkeqësisht, që nga viti 2013 nuk është zbatuar asnjë nga rekomandimet e dhëna, nuk është bërë ndryshimi i legjislacionit. Ne besojmë që ekziston një mori çështjesh që ndërlidhen me faktin se në mungesë të ndryshimit të legjislacionit, shumë çështje që rregullojnë procesin e zgjedhjeve në fakt rregullohen me vendime të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e jo përmes ligjit, e që gjithashtu nuk është gjë e mirë.

Ajo që do të donim të shohim sa më shpejt që të jetë e mundur është një reformë gjithëpërfshirëse e legjislacionit zgjedhor. Natyrisht, sa më shpejt që të jetë e mundur nuk nënkupton që do të bëhet sivjet.

Ne do të donim të shihnim këtë të bëhej në parlament se sa vetëm brenda koalicionit qeveritar, pra të shihnim angazhimin e opozitës, e idealisht edhe krijimin e komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore, e me sa kam kuptuar ekzistojnë disa precedentë paraprakë, dhe të shohim gjatë vitit tjetër, me shpresën që nuk do të kemi zgjedhje edhe vitin tjetër, mund të shohim disa propozime gjithëpërfshirëse që shpresojmë se mund të votohen jo vetëm nga 61 deputetët e koalicionit qeverisës por nga më shumë deputetë.

Vetëm edhe një gjë sa i përket vëzhgimit, ne jemi falënderues për ftesën që kemi marrë nga Presidentja për monitorimin e zgjedhjeve, por natyrisht shumë gjëra do të varen nga gjendja me COVID-19. Por nëse gjendja me COVID është siç është tani dhe vaksinimi në vendet anëtare por edhe në Kosovë shënon progres të mjaftueshëm dhe përsëri ne do të lusnim të gjithë që të vaksinohen, e jo vetëm për shëndetin e individëve për vetveten por për shëndetin e të gjithë shoqërisë.

Le të mos flasim vetëm për çështjet teknike të zgjedhjeve. Meqenëse ju jeni përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, do të bëjë një pyetje të drejtpërdrejt ngase jam e interesuar të di se sa mendoni që janë evropiane qytetet e Kosovës, dhe çka duhet të presim nga kandidatët që duan të bëhen kryetarë të komunave. Çfarë programesh mendoni se meritojnë të shohin kosovarët nga kandidatët që mëtojnë të bëhen kryetarë të komunave, në mënyrë që qytetet tona të bëhen më evropiane?

Më lejo të përfundoj atë që isha duke thënë. Ne kemi marrë ftesën dhe po planifikojmë një operacion të plotë të misionit të vëzhgimit të zgjedhje në të gjithë Kosovën.

Mision të plotë?

Për sa veta po flisni?

Qindra sosh.

Pra, ju do ta vëzhgoni këtë qeveri?

Jo, nuk do ta vëzhgojmë qeverinë por zgjedhjet, sepse për neve është e rëndësishme që të bëhet siç duhet, pra, ne nuk jemi të interesuar në rezultate por që  procesi zgjedhor të zhvillohet siç duhet.

Sa i përket qyteteve kosovare, meqenëse ka kufizime për shkak të COVID-it dhe faktit që unë jam në Kosovë vetëm këta 10 muajt e fundit, nuk kam arritur të vizitoj ende të gjitha komunat e Kosovës. Meqë ra fjala, të enjten po planifikoj të shkoj në Leposaviq, prandaj do të shohim. Por përshtypja ime e përgjithshme nga bisedat e takimet me kryetarët e komunave, pa marrë parasysh a janë ata kryetarë të komunave të mëdha apo të vogla, më duket që ata janë shumë të angazhuar në agjendën evropiane…

Por kur dilni për të ecur për shembull, a shihni shteg për këmbësorë ku mund të ecni me fëmijë…

Jam i impresionuar me atë…

A e keni parë sa pak hapësira të gjelbëruara ka? Ju mund të jeni impresionuar me kryetarët e komunave, mirëpo qytetarët nuk janë të impresionuar me kualitetin e hapësirave publike, kualitetin e shërbimeve publike, bërllokun që gjendet aty, pastrimin e hapësirave. Si e shihni këtë ju?

Nga pikëvështrimi im, mund të them që në nivel lokal po shoh propozime shumë më konkrete për projekte se sa ato të qeverisë qendrore. Unë gjithmonë ju them atyre që të aplikojnë për këto projekte përmes koordinatorit nacional për fondet e IPA, që gjendet në zyrën e Kryeministrit, dhe zëvendës kryeministrit për integrime evropiane. Mirëpo, ata janë të interesuar, ata kërkojnë pikërisht gjërat që ne duam t’i shohim, ngrohjen alternative siç është bërë në Prishtinë me TERMOKOS, por kemi bërë investime të konsiderueshme edhe në Gjakovë, dhe në vende të tjera. Pastaj ata kërkojnë projekte për sjelljen e ujit të pijshëm, sisteme të pastrimit të ujit për ujërat e zeza. Të gjithë ata kërkojnë sisteme për menaxhimin e ujërave të zeza. Tani jemi në procesin e finalizimit të një projekti të madh për ujërat e zeza në veri, për katër komunat në veri dhe një deponi të madhe mbeturinash, kontejnerë e të gjitha pjesët shoqëruese. Pra, kryetarët janë shumë të qartë dhe kërkojnë pikërisht gjëra që edhe ne do të ishim të interesuar t’i bëjmë, projekte për mbrojtjen e ambientit, mbrojtjes sociale, shërbimet e arsimit. Pra, përshtypja ime është që shumica e përfaqësuesve regjionalë janë mirë të njoftuar për prioritetet tona dhe po bëjnë përpjekje. Jo gjithçka është e nivelit ideal, por besoj që kjo është e pamundur.

Por nuk është se unë shkoj diku e ata nuk kërkojnë asgjë nga unë. Ndodh pikërisht e kundërta.

Szunyog, e çmoj shumë optimizmin tuaj. Kam dëgjuar që po mësoni gjuhën shqipe, a do të ishte shumë optimiste të themi që intervistën përfundimtare me ju pas tri vitesh mund ta bëjmë në gjuhën shqipe, apo kjo është shumë optimiste të pritet?

Nëse do të më toleronit që të bëjë disa gabime, atëherë besoj që po.

Meqenëse ju jeni shtetas çek, ju kuptoni serbisht apo jo?

Mund të flasë gjuhën boshnjake pas pesë viteve të kaluara në Sarajevë.

Flisni boshnjakisht? Sa e vështirë po ju duket gjuha shqipe dhe sa shpesh po keni mësime, a e keni marrë seriozisht këtë punë?

Kam dy klasë për çdo javë, dhe jam shumë serioz.

Kjo qenka më shumë se sa paraardhësit tuaj.

Është një sfidë e vërtetë, meqenëse është një gjuhë krejt ndryshe, shumë unike dhe nuk është pjesë e ndonjë grupi të gjuhëve, mirëpo kur i lexoj mediat e shkruara, po arrij të kuptoj gjërat bazike, ndërsa në të folur është shumë më e vështirë ngase përshtypja ime është se ju flisni shumë shpejt për mua që të kuptoj.