Ilustrim

Rikthehen kolonat, në Merdarë pritje deri në 4 orë për të hyrë në Kosovë

Janë kthyer sërish pritjet në vendkalimet kufitare me Kosovën.

Fluksi i madh i bashkatdhetarëvë të cilët kanë mësyrë Kosovën për t`i kaluar festat e fundvititi ka bërë që të krijohen kolona të gjata në pikëkalimet kufitare të Kosovës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritje më të mëdha të bashkatdhetarëve këtë mëngjes janë regjistruar në pikalimin kufitar në Merdarë ku qytetarët po detyrohen të presin prej 3 orë e 20 minuta deri në 4 orë për të hyrë në Kosovë.

Në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë pritja për të hyrë në Kosovë është 2 orë, në Jarinje 1 orë deri në 1 orë e 40 minuta ndërsa në Muçibabë rreth 1 orë./RTK.