Rifillimi i luftimeve intensifikon krizën e urisë në Gaza

Rifillimi i luftimeve në Gaza e ka intensifikuar krizën e urisë në Gaza, thotë një agjenci e ndihmës e OKB-së, pasi bëri thirrje për një armëpushim humanitar.

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP),thotë se ka arritur në rreth 250,000 njerëz gjatë pauzës shtatë-ditore të luftimeve që përfunduan të premten.

Megjithatë, sipas WFP, shpërndarja e ndihmave tani është “pothuajse e pamundur” dhe vazhdimi i konfliktit “e vë në rrezik jetën e punonjësve humanitarë”.

Sipas WFP, punëtorët humanitarë duhet të kenë “qasje të sigurt, të papenguar dhe të qëndrueshme” në Gaza, në mënyrë që të “shpërndajë ndihmë për shpëtimin e jetës në të gjithë territorin”.

Ushtria izraelite thotë se e ka arritur “zemrën e Khan Younis” pas bombardimit të qytetit të dytë më të madh të Rripit të Gazës.

Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari e përshkroi atë si “kështjellën e Hamasit” në jug dhe tha se forcat izraelite janë “të vendosura për t’i eliminuar terroristët dhe për ta dëmtuar infrastrukturën, siç bëmë në veri”.

OKB thotë se rifillimi i luftimeve e ka intensifikuar një krizë ushqimore dhe paralajmëron se “asnjë vend nuk është i sigurt në Gaza”.

Ndërkohë, BBC ka parë prova të përdhunimit, dhunës seksuale dhe gjymtimit të grave gjatë sulmeve të Hamasit të 7 tetorit.

Izraeli thotë se 138 pengje janë ende duke u mbajtur, por “nuk ka asnjë mundësi tani për të sjellë të gjithë në shtëpi”, sipas kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Sulmi i Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor la të vrarë 1200 njerëz dhe rreth 240 të tjerë u morën fillimisht peng.

Zyra për media e Hamasit thotë se të paktën 16,248 njerëz janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës, duke përfshirë më shumë se 7,000 fëmijë dhe afro 5,000 gra.

Dje në mbrëmje, udhëheqësi i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinë (UNRëA), Philippe Lazzarini, tha se mbi 600,000 njerëz janë nën urdhër evakuimi në jug të Gazës. “Pothuajse gjysma e tyre tashmë janë detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre më parë”, shkroi Philippe Lazzarini në platformën sociale X, e njohur më parë si Tëitter.

Ai gjithashtu paralajmëroi se, banorët e Gazas, “nuk ka ku të shkojnë pasi strehimoret, përfshirë UNRëA, janë përtej dhe mbi kapacitetin e tyre”./BBC